LAJMI I FUNDIT:

“Është një barrë e madhe për ne”, Pedri tregon problemin më të madh të Barçës këtë sezon

“Është një barrë e madhe për ne”, Pedri tregon problemin më të madh të Barçës këtë sezon

Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka treguar problemin kryesor të skuadrës këtë sezon, i cili sipas tij është pranimi i golave, sidomos atyre të hershëm.

Barcelona u mposht në vazhdime me rezultat 4-2 nga Athletic Bilbao në çerekfinale të Copa del Rey, duke u eliminuar nga gara e dytë brenda 10 ditësh.


“Ne po pranojmë shumë gola këtë sezon”, ka thënë fillimisht Pedri për mediat pas eliminimit nga Copa del Rey.

Vëllezërit Williams nokautojnë Barcelonën e Xavit, baskët më të mirë pas 120 minutave
Lexo po ashtu Vëllezërit Williams nokautojnë Barcelonën e Xavit, baskët më të mirë pas 120 minutave

“Duhet të përmirësojmë fillimin e ndeshjeve. Është një barrë e madhe për ne. Ne gjithmonë e fillojmë me një gol të hershëm”.

“Ne donim ta fitonim këtë titull. E kishim në mendje, por nuk mund ta bënim”.

“Dështuam. Tani duhet të luftojmë për La Ligën dhe Ligën e Kampionëve”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Xavi thotë se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, por vetëm me një kusht
Lexo po ashtu Xavi thotë se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, por vetëm me një kusht

Pedri ka plotësisht të drejtë. Barcelona nuk ka arritur të regjistrojë ndeshje pa pranuar gol në 20 nga 32 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon.

Blaugranët pranojnë mesatarisht 1.2 gola për ndeshje duke pranuar 41 gola deri më tani këtë sezon. Është një shifër alarmante për çdo ekip që dëshiron të fitojë tituj.

Barça e filloi sezonin me besim në garën për katër tituj, por ata janë eliminuar nga dy dhe do të duhej një përpjekje masive për të shmangur të njëjtin fat në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori