LAJMI I FUNDIT:

Ermir Lenjani vazhdon me formën fantastike, asiston në barazimin e Umraniyespor

Ermir Lenjani vazhdon me formën fantastike, asiston në barazimin e Umraniyespor

Ermir Lenjani ka vazhduar me formën fantastike këtë sezon.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë edhe një herë vendimtar për skuadrën e tij Umraniyespor në elitën e futbollit turk, kësaj radhe me asistim.


Umraniyespor ka barazuar 2-2 përballë Kayserispor në një ndeshje fantastike.

Anësori i Kombëtares së Shqipërisë që këtë vit është më i dalluari te skuadra e tij ka asistuar në golin e dytë të shënuar nga Tomislav Glumac.

Ishte minuta e 59-të e ndeshjes kur Lenjani harkoi për mrekulli në zonë dhe Glumac realizoi për 2-1.

Për Lenjanin ky ishte asistimi i dytë në Superligën e Turqisë, derisa lojërat e tij të mira po vlerësohen lartë edhe në mediat turke.

Gjithsesi Umraniyaspor vazhdon të mbetet e fundit në tabelë pas nëntë xhirove me tre pikë të grumbulluara. /Telegrafi/