LAJMI I FUNDIT:

Erling Haaland vs Darwin Nunez: Fillimi i një epoke të re për Manchester Cityn dhe Liverpoolin

Erling Haaland vs Darwin Nunez: Fillimi i një epoke të re për Manchester Cityn dhe Liverpoolin

Herën e fundit kur Darwin Nunez dhe Erling Haaland u përplasën me njëri-tjetrin, ata ishin fëmijë. Ata nuk mund të kenë ditur se kur të takohen në herën e dytë, sytë e botës do të binin mbi ta?

Ishte maj 2019, në një mjedis modest të Stadion Miejski Widzewa në Lodz, kur dy yjet e rinj të Ligës Premier u takuan për herë të fundit. Një ndeshje në grup në Kupën e Botës U20, e luajtur para 5,000 shikuesish.


Nunez, qendërsulmuesi i ri i Liverpoolit, me vlerë 78 milionë euro, ishte ai që doli duke buzëqeshur, duke shënuar golin e parë në fitoren 3-1.

Haaland, i cili këtë verë iu bashkua Manchester Cityt nga Borussia Dortmund në një transferim prej 65 milionë euro, do të mbetej i zhgënjyer, duke parë një gol të tij me kokë të anuluar për pozitë jashtë loje, edhe pse ai do të largonte zhgënjimin më vonë në atë turne, duke shënuar nëntë gola në një fitore të jashtëzakonshme 12-0 ndaj Hondurasit.

Kjo, siç mund ta imagjinoni, ishte e mjaftueshme për ta fituar “Këpucën e Artë”, pavarësisht largimit të hershëm të Norvegjisë nga turneu. Uruguai i Nunez, ndërkohë, u mund në 1/16 nga Ekuadori.

Të shtunën, rrugët e dy sulmuesve do të kryqëzohen sërish, këtë herë në Leicester, pasi stadiumi King Power pret FA Community Shield, apo Superkupën e Anglisë, që është edhe perdja tradicionale e hapjes së futbollit anglez.

Ndeshja e Superkupës së Anglisë, nuk mund të quhet miqësore, pasi luajnë Liverpooli dhe Man City, apo Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, që na i kanë dhuruar sfidat e mëdha në vitet e fundit.

Për Nunez dhe Haaland, gjithashtu, është shansi për të gjetur golin, pasi të dy mbërrijnë në Angli me reputacion të madh dhe me çmime të mëdha për t’i justifikuar.

Një ose dy gola këtë fundjavë do të ishte mënyra e përsosur për të filluar me klubet e tyre të reja.

Të dy kanë gjetur tashmë golat në ndeshjet para-sezonale. Haalandit iu deshën vetëm 12 minuta për të shënuar debutimin e tij në Man City me një gol kundër Bayern Munich. Nunez në anën tjetër ka shënuar katër herë në fitoren e Liverpool ndaj RB Leipzig 5- 0 në Gjermani.

Si për Klopp ashtu edhe për Guardiolan, nënshkrimi i një specialisti me nr.9 përfaqëson diçka të re, diçka ndryshe.

Si Liverpool ashtu edhe City kanë arritur sukses të konsiderueshëm në vitet e fundit duke shmangur nevojën për një qendërsulmues ‘tradicional’, por të dy kanë ndryshuar sjellje këtë verë, duke shpenzuar shumë në kërkim të zgjidhjes së radhës dhe duke lejuar lojtarë si Sadio Mane dhe Raheem Sterling të largohe,

Sa shpejt do të vendosen Nunez dhe Haaland, dhe sa shpejt shokët e tyre të skuadrës janë në gjendje të përshtaten me sulmuesin e tyre të ri, do të shihet dhe kjo do të vendos edhe garën për titull të këtij sezoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messi me supergol nga goditja e lirë i jep fitoren Argjentinës ndaj Ekuadorit

Messi me supergol nga goditja e lirë i jep fitoren Argjentinës ndaj Ekuadorit

Përfaqësueset
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote

Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote

Kombëtarja e Shqipërisë
E gjithë liga është e manipuluar dhe tani kanë ardhur provat: Federata ka pezulluar zyrtarisht kampionatin

E gjithë liga është e manipuluar dhe tani kanë ardhur provat: Federata ka pezulluar zyrtarisht kampionatin

Ndërkombëtare
Situata e grupit të Shqipërisë: Gara mes kuqezinjve, polakëve dhe çekëve

Situata e grupit të Shqipërisë: Gara mes kuqezinjve, polakëve dhe çekëve

Kombëtarja e Shqipërisë
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur

Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur

Romak Zeqiri
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon

Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori