LAJMI I FUNDIT:

Eni Koçi publikon fotografi pa makijazh (Foto)

Eni Koçi publikon fotografi pa makijazh (Foto)

Këngëtarja e njohur Eni Koçi është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Aktualisht ajo ndodhet në Shqipëri, gjersa ka bërë të ditur se shumë shpejt do të niset sërish drejt Londrës për të vazhduar studimet për mjekësi.


Ndërkohë, Eni ditë më parë ka realizuar edhe një set të ri fotografik, në të cilin erdhi më joshëse se asnjëherë më parë.

Dita dembele, e gjen në shtrat Eni Koçin edhe në mesditë (Foto)
Lexo po ashtu Dita dembele, e gjen në shtrat Eni Koçin edhe në mesditë (Foto)

Këngëtaren kemi pasur mundësinë ta shohim gjithnjë të trukuar e të onduluar në paraqitjet e saj, ndërsa asnjëherë s’kemi patur rastin të shohim se si duket në të vërtet pa makijazh.

Por, së fundmi duket se Eni ka vendosur ta thyejë këtë barrierë, duke publikuar një fotografi në të cilën shfaqet tërësisht natyrale, e pamakijazhuar, dhe në fakt përsëri nuk zhgënjen me pamjen.

Eni Koçi pa makijazh. Foto nga InstaStory.

Përndryshe, ka një muaj që këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të fundit “S’ja për mu”, e cila është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë gati dy milionë klikme në YouTube. /Telegrafi/