Këngëtarja e njohur, Enca Haxhiu ndonëse ka kohë që nuk është aktive në muzikë ajo mbetet në qendër të vëmendjes.

Me më shumë se dy milionë ndjekës në llogarinë e Instagramit, Enca sjell vazhdimisht pozat provokuese që nxisin imagjinatën e fansave.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi kur postoi disa imazhe ndaj të cilave admiruesit e saj nuk qëndruan  indiferent.

Foto: Enca/ Instagram

Këngëtarja shihet e veshur me një palë bikini gri në pjesën e sipërme të kombinuara me një palë pantallona të zi.

Për të kompletuar dukjen atraktive, Enca la flokët e kuqe të lira sipër dhe mbajti një palë syze dielli të zeza.

Reklama

Foto: Enca/ Instagram

Natyrisht nuk munguan komentet e shumta dhe mijëra pëlqime nga ana e fansave të këngëtares.

Reklama
Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

Ndryshe, theksojmë që kënga e fundit e lansuar nga Enca është “Suavele” në vitin 2021. /Telegrafi/

Foto: Enca/ Instagram