ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare, e cila dyshohet se ka përshkallëzuar në sulm dhe kanosje mes tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “Apollonia”.


Si pasojë e përleshjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore si dhe një antiplumb taktik.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, kanosje, sulm dhe asgjësim apo dëmtim të pronës. /Telegrafi/