Harry Styles tërheq vëmendjen me paraqitjen e tij në Brazil


Harry Styles është fotografuar duke u larguar nga hoteli i tij në Sao Paulo të Brazilit, ku u shfaq me një stil tërësisht të thjeshtë gjatë ndalesës së radhës së turneut të tij “Together Together”.
Këngëtari 32-vjeçar u pa i veshur me pantallona të shkurtra xhinsi, një bluzë të kaltër dhe syze dielli, ndërsa kompletoi paraqitjen me një çantë të madhe.
Styles ka nisur këtë javë koncertet e turneut në Brazil, ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Mexico City, ku do të mbajë gjashtë koncerte, shkruan DailyMail.

Në fillim të këtij muaji, gjatë koncertit të fundit në stadiumin Wembley, Harry surprizoi publikun duke ftuar në skenë motrën e tij, Gemma Styles.
E emocionuar, Gemma iu drejtua fansave me disa fjalë prekëse, duke kujtuar audicionin e parë të Harry-t në “The X Factor”, kur ai ishte vetëm 16 vjeç.

“Unë të shoh si vëlla, xhaxha dhe mikun tim më të mirë. Të shohësh komunitetin e jashtëzakonshëm që është krijuar rreth teje është e papërshkrueshme.
Jam shumë krenare për ty, jo vetëm për atë që ke arritur, por për njeriun që je dhe ndikimin që ke pasur te kaq shumë njerëz”, u shpreh ajo.
Në fund të fjalimit, Harry dhe Gemma u përqafuan në skenë, duke emocionuar mijëra fansa të pranishëm. /Telegrafi/
















































