LAJMI I FUNDIT:

Emina Çunmulaj: Dikur milja lopët, sot jam në jurinë e “Miss USA”

Emina Çunmulaj: Dikur milja lopët, sot jam në jurinë e “Miss USA”

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në ShBA, Emina Çunmulaj, ka qenë së fundmi pjesëmarrëse në një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në Amerikë.

Ajo ishte pjesë e jurisë së “Miss USA”, ku krahas emrave tjerë të njohur të modës, kanë zgjedhur vajzën më të bukur në konkursin amerikan.


Emina, e cila është ndjerë krenare që si një shqiptare ta arrijë këtë sukses të tillë, e ndau gëzimin e saj me fansat përmes një videoje të publikuar në InstaStory.

Emina Çunmulaj në jurinë e “Miss USA” (Foto: Emina Çunmulaj/Instagram)

Ajo pati një mesazh motivues për të gjitha vajzat shqiptare, duke i inkurajuar që të mos dorëzohen dhe të marrin shembull nga ajo, se si nga një vajzë fshati arriti të bëhet pjesë e spektakleve amerikane.

“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15 vjeç. Dhe sot jam ulur në jurinë e Miss SHBA. Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet edhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare”, shprehet modelja shqiptare në videon e publikuar.

Emina përndryshe është lindur dhe rritur në Mal të Zi, derisa më pas është martuar dhe zhvendosur në Amerikë. /Telegrafi/

Emina Çunmulaj në “Miss USA” (Foto: Emina Çunmulaj/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori