ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Rreth një muaj e gjysmë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka ndarë me ndjekësit një set fotografish të veçanta familjare, të shoqëruara me një dedikim prekës.

Ajo ka rrëfyer emocionet e udhëtimit drejt mëmësisë, duke kujtuar momentin kur mësoi se ishte shtatzënë.


“Nga ato dy viza në testin e shtatzënisë e deri te ky moment sot… 9 muaj të trazuar të mbushur me emocione, frikë, lumturi, dhimbje, lutje për çdo gram shtesë, pritje, bukuri dhe dashuri — derisa më në fund mbërrite”, shkroi ajo, duke e përshkruar këtë periudhë si “nëntë muaj përgatitje për të rënë në dashuri për gjithë jetën”.

Eronita/Instagram

Eronita tregoi se ende i duket e pabesueshme shpejtësia me të cilën ndryshoi jeta e saj. “Është e vështirë të besosh se një minutë je shtatzënë dhe në tjetrën, një njeri i vogël fle pikërisht pranë teje. I shikon me orë të tëra. Ua numëron gishtat e duarve dhe të këmbëve pa pushim”, u shpreh ajo, duke shtuar se shpesh qan nga gëzimi kur e sheh të birin.

Në fund të dedikimit, ajo e përshkroi djalin e tyre, Areej Darrian Muharremi, si dhuratën më të bukur në jetën e tyre.

“Gjëja më e bukur që na ka ndodhur ndonjëherë. Një djalë i vogël që na ktheu botën përmbys, por e bëri atë më të bukur se kurrë më parë”, shkroi Eronita, duke përmbyllur me fjalët: “Të betohem, këtë skenë e kam parë në ëndrrat e mia”. /Telegrafi/