LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk edhe aktor! Fansat ngelen të habitur pasi shohin një sekuencë të para shumë viteve kur sipërmarrësi u paraqit në një serial

Elon Musk edhe aktor! Fansat ngelen të habitur pasi shohin një sekuencë të para shumë viteve kur sipërmarrësi u paraqit në një serial
Foto: CBS

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, njëherësh CEO i Tesla dhe X (ish-Twitter), ka prekur edhe botën e kinematografisë – ndonëse shumë pak njerëz e dijnë.

Vite më parë, ai befasoi Howard Wolowitzin (rol i luajtur nga aktori Simon Helberg) me prezencën e tij në serialin televiziv “The Big Bang Theory” të CBS.


Askush nuk do ta mendonte se Elon Musk është një person i ngrohtë dhe i dashur, bazuar në biografinë e tij si një sipërmarrës me përkushtim të fortë në zhvillimin e kompanive të tij, por në një nga episodet e “The Big Bang Theory”, Musk tregoi se i pëlqente të ndihmonte të pastrehët.

Foto: CBS

Skena përfshin inxhinierin dhe njëherësh astronautin Howard Wolowitz, i cili bashkohet me padëshirë me gruan e tij si dhe me shokun e tij Raj, dhe të dashurën e tij, për të ndihmuar të pastrehët në përgatitjen e një darke në Ditën e Falënderimeve.

Howard përfundon duke larë enët, por humb kontrollin kur e sheh Elon Muskun të hyjë me një tufë pjatash të ndyra.

“Çfarë po bën këtu?!” e pyet Howard. “Po laj enë … Isha në radhën e gjelit të detit, por më ulën për shkak se isha shumë bujar me salcën”, përgjigjet Musk.

Kjo skenë është rikthyer në vëmendje nga faqja shumë e vizituar e Instagramit, “F*ck Boy Problem.s”, e cila ka rishfaqur skenën e famshme të vitit 2015.

“Unë nuk e dija që Elon Musk mund të aktronte gjithashtu”, shkruhet në përshkrimin e videosm teksa kanë vërshuar mijëra komente nga ndjekësit, të cilët habiteshin nga kjo paraqitje e tij në një serial. Shumë prej komentuesve kërkonin emrin e serialit dhe episodin e saktë ku Elon Musk bëri këtë paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori