LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk bëhet baba për herë të gjashtë

Elon Musk bëhet baba për herë të gjashtë
Elon Musk dhe Grimes (Foto: Getty Images/Guliver)

E dashura e Elon Musk, Grimes, ka lindur fëmijën e parë të çiftit së bashku, njoftoi të hënën Drejtori i Përgjithshëm i Tesla.

Reklama

Musk, 48-vjeç, është në lidhje me këngëtaren kanadeze, Grimes që nga viti 2018.

Disa orë pas lindjes së të dashurës së tij, ai shkroi një postim në rrjetin social,Twitter duke thënë “Mami dhe foshnja janë mirë”.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth fëmijës.

Ky është fëmija i parë i Grimes, ndërsa Musk tashmë ka pesë djem. Ai është ndarë tre herë – dy herë nga e njëjta grua.

Brenda jetës së trazuar të Elon Musk: takohet me yjet e Hollywood-it, ka pesë djem, dhe po pret një fëmijë tjetër me këngëtaren Grimes
Lexo po ashtu Brenda jetës së trazuar të Elon Musk: takohet me yjet e Hollywood-it, ka pesë djem, dhe po pret një fëmijë tjetër me këngëtaren Grimes

Grimes, 32-vjeçe, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, njoftoi se ishte shtatzënë në muajin janar përmes një imazhi të publikuar në Instagram.

Çifti bëri bujë të madhe me paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në ngjarjen gjigante të modës “Met Gala” në vitin 2018, duke befasuar si industrinë e muzikës e po ashtu edhe botën e biznesit.

Elon Musk dhe Grimes (Foto: Getty Images/Guliver)

Musk më parë ka qenë i martuar me Justine Wilson, në lidhje me aktoren Talulah Riley, gjithashtu me aktoren e njohur Amber Heard dhe tani në fund me Grimes. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Shoqëria e tyre vazhdon edhe jashtë BBVK, Vedati publikon imazhe përkrah Gresës dhe Andit

Shoqëria e tyre vazhdon edhe jashtë BBVK, Vedati publikon imazhe përkrah Gresës dhe Andit

Magazina
Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall

Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall "Mis Central London"

Magazina
Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Magazina
Soni Malaj mahnit me fizikun atraktiv, ndërsa publikon imazhe në bikini

Soni Malaj mahnit me fizikun atraktiv, ndërsa publikon imazhe në bikini

Magazina
Rikthehen sërish bashkë - Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

Rikthehen sërish bashkë - Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

Magazina
E pyesin vazhdimisht për Kiarën, Luizi iu përgjigjet ndjekësve: Asnjëri prej jush nuk e do aq shumë sa e dua unë

E pyesin vazhdimisht për Kiarën, Luizi iu përgjigjet ndjekësve: Asnjëri prej jush nuk e do aq shumë sa e dua unë

Magazina
Kalo në kategori