LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i OKB-së paralajmëron për rreziqet e përhapjes së sëmundjeve mendore te banorët e Gazës

Eksperti i OKB-së paralajmëron për rreziqet e përhapjes së sëmundjeve mendore te banorët e Gazës

Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar se ekziston rreziku që sëmundjet mendore të manifestohen pas disa vitesh në mesin e banorëve të Gazës për shkak të konfliktit aktual.

“Sigurisht, ne e shohim dëmtimin fizik dhe e vlerësojmë ashpërsinë e tij. Por, shqetësimi i vërtetë ekziston për sëmundjet mendore”, tha Tlaleng Mofokeng, raportues special i OKB-së për shëndetin.


UNICEF ka njoftuar se mbi 17 mijë palestinezë janë ndarë nga familjet e tyre gjatë konfliktit dhe pothuajse të gjithë ata kanë nevojë për mbështetje, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore palestineze thonë se më shumë se 34 mijë njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023.

Gjithashtu, izraelitët akuzohen edhe se kanë shkatërruar spitalet në të gjithë territorin palestinez dhe i kanë përdorur ato për qëllime ushtarake.

“Sistemi shëndetësor në Gazë është shkatërruar plotësisht dhe bashkë me të edhe e drejta për shëndet”, tha Mofokeng.

Ndryshe, eksperti i OKB-së është shprehur i shqetësuar edhe për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve të shkaktuara nga uji dhe ajri, mungesa e furnizimeve mjekësore dhe shërbimeve të shëndetit riprodhues e mendor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori