LAJMI I FUNDIT:

Ekipet e Kosovës mësojnë kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë në raundet tjera të garave evropiane

Ekipet e Kosovës mësojnë kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë në raundet tjera të garave evropiane

Klubet nga Superliga e Kosovës, Ballkani, Llapi, Drita dhe Gjilani tashmë kanë mësuar ekipet e mundshme kundershare nëse kalojnë tutje në raundet e ardhshme të garave evropiane si Liga e Kampionëve apo Liga e Konferencës.

Ballkani në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve mund të përballet me klubin e madh suedez, Malmo, pasi tashmë është hedhur shorti për ndeshjet pas fazës së raundit të parë kualifikues.


Kampioni i Kosovës në futboll do të ndeshet fillimisht me lituanezët e Zalgirisit, ndërsa në rast fitore, në raundin e dytë kualifikues do të ndeshet me Malmon ose fituesin e raundit para-kualifikues.

Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, short i favorshëm për kampionin tonë
Lexo po ashtu Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, short i favorshëm për kampionin tonë

Në rast se eliminohet nga Zalgiris, Ballkani ka mësuar edhe kundërshtarin eventual në Ligën e Konferencës. Klubi therandas aty do të përballej me humbësin e ndeshjes gjysmëfinale të raundit para-kualifikues të Ligës së Kampionëve, La Fiorita e San Marinos apo Inter Club d’Escaldesi i Andorrës.

Përveç kampionit të Kosovës, kundërshtarët e ardhshëm të mundshëm i kanë mësuar edhe fituesi i Kupës, Llapi dhe dy skuadrat tjera që do të paraqiten në sezonin e ardhshëm në garat evropiane, Drita dhe Gjilani.

Liga e Konferencës: Drita me Inter Turkun, Gjilani dhe Llapi më lehtë
Lexo po ashtu Liga e Konferencës: Drita me Inter Turkun, Gjilani dhe Llapi më lehtë

Llapi në raundin e parë kualifikues do të përballet me Buducnostin e Podgoricës dhe nëse e kalon këtë raund, do të luajë kundër fituesit të ndeshjes në mes të klubit nga Islanda, Breidablik dhe atij nga Andorra, Santa Coloma.

Gjilani që luan me Liepajan në raundin e parë të Ligës së Konferencës, në të dytin nëse kualifikohet do të përballet me gjigantin zviceran, Young Boys.

Skuadra e Dritës që ndeshet me finlandezët e Inter Turku, nëse kualifikohet tutje, do të përballet gjithashtu me një ekip të fortë si belgët e Royal Antwerp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori