LAJMI I FUNDIT:

Edona Llalloshi flet pas reagimeve të kolegëve për dasmat, thotë se duhet të formohet një shoqatë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre artistike

Edona Llalloshi flet pas reagimeve të kolegëve për dasmat, thotë se duhet të formohet një shoqatë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre artistike
Edona Llalloshi (Foto: Instagram)

Çështja e dasmave apo ndalimi i tyre për shkak të pandemisë së COVID-19 kohëve të fundit ka ngjallur debat të madh tek njerëzit, e posaqërisht te këngëtarët shqiptarë.

Kjo ngase për shumë nga artistët e estradës shqiptare të ardhurat më të mëdha vijnë nga këto ahengje.


Ishte fillimisht këngëtari Labinot Tahiri, ai i cili tërhoqi vëmendje të madhe me deklaratat e tij duke thënë se nëse dasmat anulohen do të organizojë protestë.

Edona Llalloshi (Foto: Instagram)

Megjithatë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi së fundmi ka bërë një reagim përmes rrjeteve sociale, gjersa ka folur edhe për të drejtën autoriale që duhet të ketë çdo këngëtar.

Artistja, e cila është pjesë e estradës që 25 vite, thotë se formimi i një shoqate do t’i mbronte dhe do t’i zbatonte të drejtat e tyre artistike.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo po ashtu tash e pesë vite është pjesë e platformës “Premier Songs”, e cila i ka ndihmuar tejet shumë sa i përket piraterisë dhe kthimit të investimeve në këtë industri.

View this post on Instagram

• Nga arkivi im #1992

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi) on May 6, 2020 at 3:06am PDT

Postimi i plotë i këngëtares Llalloshi:

“Kohën e fundit nëpër statuse të ndryshme të kolegëve të mi, por edhe nëpër debate televizive, debatohet, komentohet, e drejta e krijuesve dhe performance e tyre muzikore, si në prezantime, koncerte, dasma, e tubime të ndryshme por edhe e dreja autoriale.
Unë konsideroj se komplet qasja është e gabuar!

Duhet të fillohet nga organizimi i mirëfilltë, brenda për brenda estradës, e jo si deri më tani me iniciativa vetjake ose personale.
Prej nga fillimi i karrierës sime, ku janë 25 vite, dëgjoj se të paktën do të formohet një shoqatë, e cila do t’i mbronte dhe do të zbatonte të drejtat e tona artistike.

Në 5 vitet e fundit unë jam anëtare e rregullt me kontratë, në platformën Premier Songs. Falë kësaj antarësie unë nuk kam problem nga ana profesionale si nëpër platforma të ndryshme digjitale, në App Store dhe Google Play. Jam komod si për publikimin dhe distribuimin e prodhimeve te mia muzikore. Kjo më ka ndihmuar shumë , në radhë të parë sa i përket piraterisë , dhe kthimin e investimeve në këtë industri.

Është hapi i parë dhe i vetëm, sipas ligjit mbi të drejtën autoriale, të Republikës së Kosovës, të filloj zbatimi i tij në praktikë. Pra mendoj, se është e kotë të debatohet pa një bazë të mirë juridike! Ka shumë për t’u thënë dhe në mënyrë absolute nuk dua të ofendoj apo minimizoj punën dhe mendimin, cilido qoftë nga kolegët e mi, por mendoj dhe jam e sigurt pa një organizim më të mirë institucional dhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, asnjëra nga këto ‘shqetësime’ të ngritura, në të ardhmen e afërt nuk do të realizohen.
Pra mendoj, se është e kote të debatohet pa nje baze te mire juridike! Pra mos te kuptohet si marketing nga ana ime, por tash për tash, e vetmja zgjidhje e shpejt dhe efektive është kontrata me Premier Song. Ju faleminderit. Me respekt Edona Llalloshi”.

/Telegrafi/

View this post on Instagram

•Kohën e fundit nëpër statuse të ndryshme të kolegeve tē mij, por edhe nëpër debate televizive, debatohet, komentohet, e drejta e krijuesve dhe performaca e tyre muzikore, si në prezantime, koncerte, darsma, e tubime të ndryshme por edhe e drejta jonë autoriale. Une konsideroj se komplet qasja është e gabuar! Duhet te fillohet nga organizimi i mirfillt, mbrenda për mbrenda estradës, e jo si deri më tani me iniciativa kryenveti ose personale. Prej nga fillimi i karieres sime, ku jan 25 vite, ndëgjoj se të paktën do të formohet një shoqate, e cila do ti mbronte dhe do te zbatonte te drejtat e tona arstisike. Në 5 vitet e fundit unë jam anetare e rregullt me kontrat, ne platformën Premier Songs.Falë kësaj antarësie unë nuk kam problem nga ana profesionale si nëpër platforma të ndryshme digjitale, në App Store dhe Google Play. Jame komod si për publikimin dhe distribuimin e prodhimeve te mia muzikore. Kjo më ka ndihmuar shumë , në rradhe të parë sa i perket piraterisë , dhe kthimin e investimeve në kete industri. Është hapi i parë dhe i vetem, sipas ligjit mbi te drejtën autoriale, të Republikës së Kosovës, të filloj zbatimi i tij ne prakrikë. Pra mendoj, se është e kote të debatohet pa nje baze te mire juridike! Ka shume per tu thënë, dhe në menyrë apsolute nuk dua te ofendoj ose minimizoj punën dhe mendimin, cili do qoft, nga kolegët e mijë, por mendoj dhe jame e sigurt pa nje organizim më të mirë institucional, dhe me ndihmen e Ministrisë së Kulturës, asnjëra nga keto "shqetësime" te ngritura, në te ardhmën e afërt nuk do të REALIZOHEN. Pra mos te kuptohet si marketing nga ana ime, por tash për tash, e vetmja zgjidhje e shpejt dhe efektive është kontrata me Premier Song……. Ju faleminderit Me respekt Edona Llalloshi😊

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi) on May 6, 2020 at 5:31am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori