LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova pëson dëmtim në stërvitje, në pikëpyetje për Irlandën e Veriut

Edon Zhegrova pëson dëmtim në stërvitje, në pikëpyetje për Irlandën e Veriut

Përzgjedhësi francez, Alain Giresse, ka theksuar se Kosova është gati për këtë ndeshjen me Irlandën e Veriut, por ka shtuar se ka edhe mungesa.

Për shkak të pezullimit të kartonëve mungojnë Arijanet Muriq dhe Fidan Aliti, derisa për shkak të lëndimit i diferencuar nga ekipi ka stërvitur Vedat Muriqi.

Gjatë stërvitjeve ka shfaqur probleme edhe Edon Zhegrova, i cili u detyra ta braktisë stërvitjen.

“E telasheve me mungesa gjatë seancës së sotme stërvitore iu shtua edhe lëndimi i Edon Zhegrovës”.

“Si rrjedhojë, ai u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova sot e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut.

Ndeshja zhvillohet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori