LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran befason fansat në koncertin në Detroit, fton Eminemin në skenë për të performuar bashkë

Ed Sheeran befason fansat në koncertin në Detroit, fton Eminemin në skenë për të performuar bashkë

Ed Sheeran i befasoi fansat e tij me një të ftuar special të shtunën teksa doli në skenë në “Ford Field” të Detroit gjatë turneut të tij në “Mathematics”.

Krijuesi i hitit “Thinking Out Loud”, 32 vjeç, doli në skenë për të performuar një versione ripërpunuar të hitit të Eminem “Lose Yourself”.


Dhe ndërsa ishte gati të performonte, Ed u bëri shaka fansave të tij se ai dhe grupi i tij sapo kishin praktikuar këngën më herët atë ditë.

Ed më pas tha me shaka në skenë “le të shohim se si do të shkojë kjo”. Megjithatë, fansat e tij nuk e kishin idenë për kënaqësinë e veçantë që i priste.

Ndërsa kënga filloi të luhej, fansat e yllit filluan të këndojnë së bashku me Edin këngën hit, megjithatë, një person misterioz doli më pas nga një derë pas Sheeran.

Fansat më pas e kuptuan shpejt se kush ishte i ftuari misterioz dhe vazhduan të brohorisnin për Eminemin ndërsa ai u shfaq pranë Edit në skenë.

Ed Sheeran thyen rekorde në stadiumin MetLife me mbi 173 mijë pjesëmarrës në koncert
Lexo po ashtu Ed Sheeran thyen rekorde në stadiumin MetLife me mbi 173 mijë pjesëmarrës në koncert

Dyshja dinamike më pas vazhdoi të performonte hitin e Eminem të vitit 2000, “Stan”, teksa Ed këndoi vargjet e interpretuara nga Dido.

Dhe kur performanca përfundoi, Eminem u kthye nga turma për t’i falënderuar ata.

“Të vlerësoj, Detroit”. Unë ju dua!”, tha reperi.

Performanca surprizë vjen pasi Eminem dhe Ed më parë u bashkuan për të performuar në “Rock and Roll Hall of Fame” të reperit në fillim të këtij viti.

View this post on Instagram

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)

Dhe dyshja kanë bashkëpunuar gjithashtu në këngë të tilla si “Remember the Name”, “River” dhe “They Kinda Nights”.

Ed, i cili prej vitesh është një fans i madh i Eminemit, madje zbuloi se muzika e reperit e ndihmoi të kapërcejë problemet e belbëzimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin

Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin "Çka ka Shpija" - publikohet episodi ku shfaqet aktorja e njohur

Magazina
Kalo në kategori