LAJMI I FUNDIT:

‘E ndjejmë këtë Botëror si kurrë më parë’ – pamje mbresëlënëse nga Buenos Airesi, e gjithë Argjentina në festë

‘E ndjejmë këtë Botëror si kurrë më parë’ – pamje mbresëlënëse nga Buenos Airesi, e gjithë Argjentina në festë
(Foto: AFP/Getty Images)

Festë, këngë dhe brohoritje, janë dëgjuar nëpër qytetet e Argjentinës, pasi përfaqësuesja e tyre u kualifikua në finale të Kampionatit Botëror.

Albicelestët regjistruan fitore bindëse ndaj Kroacisë (3-0) për t’u bërë finalisti i parë në ‘Katar 2022’ dhe janë në pritje të fituesit të duelit ndërmjet Francës dhe Marokut.


Euforia e fitores i ka frymëzuar mijëra argjentinas të dalin nëpër rrugë, ndërsa një valë tifozësh u nisën nga lagjet e Buenos Airesit drejt qendrës së qytetit.

Ata e vërshuan qytetin në këmbë, me makina, përmes vagonëve të metrosë, në autobusë me njerëz të varur nga dyert – derisa qendra e famshme e Obeliskut u pushtua nga tifozët që organizuan një karnaval në Avenida 9 de Julio.

“E ndjejmë këtë Botëror si kurrë më parë. Për shkak të vdekjes së Diego (Maradonas në vitin 2020) dhe sepse është i fundit për (Lionel) Messin”, i ka thënë AFP-së një 23 vjeçar.

“Ne fituam! Të dua Argjentinë”, ka bërtitur bërtiti pensionisti Pablo Cardozo, 74 vjeçar, teksa qëndronte përpara një ekrani televiziv në një kafene në Buenos Aires, ndërsa klientët më të rinj brohorisnin.

(Foto: Twitter/ESPN FC)

Studentët festuan në lagjen universitare të Barrio Clinicas. Në të gjithë vendin u grumbulluan një mori tifozësh rreth ekraneve gjigante për të parë ndeshjen dhe për t’i lënë emocionet e tyre të shpërthenin.

Mijëra njerëz zbritën në plazhin popullor Punta Mogotes në vendpushimin bregdetar jugor Mar del Plata, shtëpia e portierit Emiliano Martinez, duke valëvitur flamuj dhe kapele të vogla palaçosh.

Natyrisht, dashuria më e madhe ishte e rezervuar për Messin, i cili ka arritur pothuajse çdo gjë të mundshme në lojë – përveç imitimit të paraardhësit të tij si idhulli i Argjentinës, Diego Maradona, i cili i frymëzoi Albicelestët në lavdinë e Kupës së Botës në vitin 1986.

“Messi ka hyrë në zemrat e tifozëve. Ai është një person shumë i dashur dhe ka treguar lidership, ai ka mbajtur krahët e ekipit”, ka thënë historiani Felipe Pigna për AFP.

Qué mirás, bobo?” (Çfarë po shikon, budalla?) – fyerja e kapitenit drejtuar sulmuesit holandez, Wout Weghorst, pas fitores dramatike të penalltive të Argjentinës ndaj Holandës në çerekfinale, tashmë është bërë trend dhe po vendoset në kriklla, bluza e relikte të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori