LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar: Pjanic i Juventusit

E konfirmuar: Pjanic i Juventusit
during the Serie A match between US Sassuolo Calcio and AS Roma at Mapei Stadium - Città del Tricolore on February 2, 2016 in Reggio nell'Emilia, Italy.

Sipas agjentit të Miralem Pjanic, Juventusi ka aktivizuar klauzolën e lojtarit dhe gjatë javës mund të ketë arritje të marrëveshjes.

Boshnjaku ka qenë i lidhur me një kalim të tij te Juventusi tash e një muaj.


Menaxheri i lojtarit Adis Junuzovic, e ka bërë të ditur se Juve tashmë e ka bërë hapin konkret.

“Juventusi e ka aktivizuar klauzolën e lojtarit që është 38 milionë euro, dhe marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Ka shumë klube të interesuara përfshirë edhe PSG, Chelsea e Barcelona. Juventus janë më të shpejt dhe më konkretë”.

“Nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodh javën e ardhshme ku do të ketë edhe zyrtarizim të marrëveshjes”, ka thënë agjenti.  /Telegrafi/