eksperti-banner

Neymar është i fokusuar me angazhimet e tij sportive pasi Barcelonës më shumë se kurrë i nevoiten pikët për t’i ushtruar presion Realit të Madridit në krye të “La Ligas”.

Por e dashura e futbollistit brazilian Bruna Marquezine, po bën krejtësisht të kundërtën.


E “zhveshur” nga angazhimet, ajo po i shijon në maksimum karnavalet në rrugët e Brazilit.

Ashtu si karnavalet, ajo është “çmendur” krejtësisht. Marquezine ka shpërthyer në një kërcim seksi gjatë karnavaleve në qendër të Rio-s duke sjellë një “twerk” mjaft provokues.

Për pak minuta ajo ka dhuruar shfaqje për të pranishmit, të cilët janë befasuar me praninë e saj por mbi të gjitha me kërcimin e veçantë që do t’ju mbetet gjatë në mendje. /Telegrafi/