LAJMI I FUNDIT:

Dukej glamuroze me paraqitjen, por moti i keq ia pamundëson Dua Lipës koncertin në Itali krahas Andrea Bocellit

Dukej glamuroze me paraqitjen, por moti i keq ia pamundëson Dua Lipës koncertin në Itali krahas Andrea Bocellit
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, këto ditë ka qëndruar në Itali.

Ajo ishte paraparë që në mbrëmjen e së shtunës të ishte e ftuar speciale në koncertin e tenorit të njohur italian, Andrea Bocelli.


Mirëpo performanca nuk ka mundur të realizohet e as koncerti i Andreas në përgjithësi, i cili ishte planifikuar të mbahej në ambient të hapur në Firenze.

Dua Lipa (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Si rrjedhojë, artistja shqiptare nuk ka mundur të ngjitet në skenë përkrah legjendës italiane të muzikës, ndërsa këtë e bëri të ditur përmes një sërë fotografive të publikuara në Instagram.

Si u njohën Dua Lipa dhe Anwar Hadid me njëri-tjetrin?
Lexo po ashtu Si u njohën Dua Lipa dhe Anwar Hadid me njëri-tjetrin?

Teksa dukej tejet glamuroze e veshur me një fustan bardhë e zi dhe me pupla, Dua ka reguar në mbishkrimin e fotografisë se gjithçka ishte gati deri në momentin kur moti i keq do t’ua pamund=sonte mbajtjen e koncertit.

“Shfaqja e sontme me Andrea Bocellin u anulua për shkak të motit të keq. Jam kaq e trishtuar që nuk kishim mundësi të realizonim këngën tonë, por nëna natyrë duhej të kishte atë të sajën. Këtu unë jam me këtë fustan përrallor, me të cilin kam vendosur që të fle tani pas dëgjimit të lajmeve”, ka shkruar Dua Lipa.

P️ërndryshe, “If Only” mban titullin kënga të cilën artistja shqiptare e interpreton në bashkëpunim me Andrea Bocellin, që u publikua në nëntor të vitit të kaluar dhe ishte pjesë e albumit të ri të Andreas.

Pas Italisë, javën e ardhshme, Dua Lipa do të jetë në Kosovë. /Telegerafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori