LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa thyen rekord, kënga e saj “Levitating” është më e dëgjuara e vitit në Billboard

Dua Lipa thyen rekord, kënga e saj “Levitating” është më e dëgjuara e vitit në Billboard

Sukseset e saj globale janë të shumta.

Dhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se po e përmbyll vitin me një tjetër sukses enorm.

Kënga e saj “Levitating” sipas statistikave vjetore është kënga numër një e vitit në Billboard – renditje e bazuar në dëgjueshmëri dhe qëndrim vjetor në top-lista.

E lumtur për këtë sukses, Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të statistikave të publikuara nga Billboard.

Billboard ka publikuar statistikat vjetore të këngëve që kanë qëndruar më së shumti në top-lista gjatë vitit, ku kënga “Levitating” e këngëtares shqiptare pasohet nga “Save Your Tears” nga The Weeknd dhe Ariana Grande dhe “Blinding Lights” të The Weeknd, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Madonna me poza provokuese në festë me Dua Lipën, ngrit këmbët lart duke sfiduar stereotipet e moshës
Lexo po ashtu Madonna me poza provokuese në festë me Dua Lipën, ngrit këmbët lart duke sfiduar stereotipet e moshës

Në Top 5 janë gjithashtu edhe “Mood” nga 24kGoldn dhe Iann Dior dhe “Good for you” nga Olivia Rodrigo.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Uau, ‘Levitating’ është numër 1 në Billboard Hot 100 për kategorinë ‘Kënga e vitit 2021’! Faleminderit! E ndaj këtë moment me njerëzit që i dua aq shumë…do të thotë bota për mua”, shkroi Dua Lipa në Instagram e lumtur pas këtij suksesi.

Me këtë, ajo bëhet shqiptarja e parë që arrin një sukses të tillë, ndërsa një sukses të përafërt në vitin 2018 e kishte arritur edhe Bebe Rexha.

Lista e këngëve më të dëgjuara të vitit 2018 në Billboard (Foto: Arkiv)

Hiti “Meant to be” i artistes Rexha, ishte renditur si kënga e tretë në Billboard Hot 100 të vitit 2018 në kategorinë ‘Kënga e vitit’ – bazuar në dëgjueshmëri dhe qëndrim afatgjatë në top-lista. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori