LAJMI I FUNDIT:

Madonna me poza provokuese në festë me Dua Lipën, ngrit këmbët lart duke sfiduar stereotipet e moshës

Madonna me poza provokuese në festë me Dua Lipën, ngrit këmbët lart duke sfiduar stereotipet e moshës

Së fundmi ajo shkaktoi polemika teksa pozoi e veshur me geta rrjete në disa fotografi që i ndau me ndjekësit në Instagram.

Dhe Madonna, 63 vjeçe, ishte sërish në këtë drejtim teksa po festonte me një mori miqsh të famshëm në Chiltern Firehouse në Londër të hënën mbrëma, shkruan DailyMail.


Duke publikuar disa imazhe të reja në Instagram të martën, këngëtarja ikonike, veshi një korse të hapur, të cilën e kombinoi me një rrip të ngushtë dhe një fund të zi për një sërë fotografish të ndezura.

Në një fotografi, ajo hapi gojën dhe e kishte hedhur këmbën në ajër teksa ishte ulur në një divan me fotografin e modës Mert Alas dhe artisten shqiptare Dua Lipa.

Madonna tejkalon limitet, në moshën 63-vjeçare realizon fotosesion provokues në shtratin e saj ndërsa përballet me komente negative
Lexo po ashtu Madonna tejkalon limitet, në moshën 63-vjeçare realizon fotosesion provokues në shtratin e saj ndërsa përballet me komente negative

Pothuajse në të gjitha fotografitë ajo mbante syze dielli me sy mace, pavarësisht se ishte brenda.

Ajo kishte veshur një varg gjerdanësh me rruaza, ndërsa aksesoret i kishte vënë më tej me vathë në formë kryqi.

Në postimin e publikuar në rrjetin e saj në rrjetet sociale, ajo mbështjellët në krahun e shokut të saj John Galliano.

Duke shfaqur stilin e saj tipik të çuditshëm, ajo kishte veshur edhe doreza lëkure të kuqe.

Ajo gjithashtu ka pozuar plot entuziazëm me modelen Winnie Harlow në ambientet e bukura.

Gjithashtu në mbrëmje ishin edhe: Isa Maya Ffrench, Emma Weymouth, Tasso Góes Ferreira dhe Edward Enniful, të cilët u mblodhën të gjithë për një fotografi komode në grup.

Postimi vjen pasi këngëtarja e hitit “Material Girl” shkaktoi tronditje me një mori fotografish të egra që alarmuan fansat javën e kaluar.

Në një seri imazhesh të realizuara në një shtrat, nëna e gjashtë fëmijëve kishte veshur të brendshme ndërsa pozicionohej në një sërë pozash komprometuese, duke përfshirë imazhe që tregonin gjoksin e saj të zhveshur dhe fundin e saj të shkurtër në stil rrjete. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori