Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, po i gëzohet suksesit të këngës së saj më të fundit “Don’t start now”.

Kënga e cila pati pritshmëri të mëdha nuk i ka zhgënjyer fansat, teksa për javë të tëra ka qëndruar lartë në top listat e huaja.

Për gjithë këtë sukses, Dua ka një falënderim masiv për fansat e saj, gjë të cilën e ka bërë përmes një videoje të shkurtër nga kënga, të publikuar në rrjetet sociale.

“Thjesht dëshiroj të them një falënderim masiv për të gjithë ata që dëgjojnë, shpërndajnë dhe transmetojnë këngën “Don’t start now”! Faleminderit Irlandë që e rendite të katërtën këngën time! Faleminderit Mbretëria e Bashkuar që e renditët këtë në vendin e shtatë, në Top 10 më të mirë! Fansat për të gjithë mbështetjen… unë jam ende në proces, por jam shumë mirënjohëse dhe po ju dërgoj të gjithë dashuri”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Dua Lipa duket atraktive në ngjyrën rozë, teksa ndalet për t'u fotografuar dhe dhënë autografe fansave të saj Dua Lipa duket atraktive në ngjyrën rozë, teksa ndalet për t'u fotografuar dhe dhënë autografe fansave të saj

Kujtojmë që e njëjta i bëri një promovim fantastik këngës së re, duke e interpretuar atë live në hapjen e spektaklit të madh, MTV Europe Music Awards, që u mbajt pak ditë më parë.

Dua Lipa (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare është duke punuar intensivisht rreth albumit të dytë, i cili do të dalë së shpejti në treg.

“Don’t start now” është vetëm një prej shumë këngëve të veçanta që ajo ka përgatitur për fansat, e që do të jenë pjesë e albumit të ri. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)