LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa fitoi mbi 10 milionë euro gjatë vitit të kaluar, falë koncerteve dhe kontratave me Jaguar dhe Adidas

Dua Lipa fitoi mbi 10 milionë euro gjatë vitit të kaluar, falë koncerteve dhe kontratave me  Jaguar dhe Adidas
Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, fitoi pothuajse nëntë milionë funte (afro 10,100,000 euro) vitin e kaluar falë karrierës së saj muzikore dhe marrëveshjeve fitimprurëse me markat e njohura.

Ajo bëri një ekuivalent fitimesh prej 24,000 funtesh në ditë përmes firmës së saj të kontabilitetit “Dua Lipa Limited”, me asetet e saj në rritje në 11.8 milion funte (13,241,901 euro).


Bilanci një vit më parë ishte 2.9 milion funte (3,255,728 euro) pas publikimit të albumit të saj të titulluar “Dua Lipa”, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Por 24-vjeçarja besohet se ka bankuar edhe më shumë pasi një kompani e veçantë merret me milionat e bëra nga shfaqjet e saj live.

Dua Lipa rrugëve të New Yorkut me të dashurin, mahnit kalimtarët me ndryshimin drastik në ngjyrën e flokëve
Lexo po ashtu Dua Lipa rrugëve të New Yorkut me të dashurin, mahnit kalimtarët me ndryshimin drastik në ngjyrën e flokëve

Këngëtarja shqiptaro-britanike kishte kontratë bashkëpunimi me markat e njohura Jaguar dhe Adidas, por gjithashtu performoi në më shumë se 80 koncerte gjatë vitit 2018.

Dua Lipa u bë imazh i veturës më të re nga “Jaguar” në vitin 2018 (Foto:Neale Haynes/Jaguar via Getty Images/Guliver)

Ajo gjithashtu gjatë atij viti publikoi tri hite: “IDGAF”, “Electricity” dhe “Obe Kiss”, të cilat qëndruan numër një në top listat britanike dhe amerikane.

Dua, e cila është në lidhje me 20-vjeçarin Anwar Hadid, ka nënshkruar një tjetër kontratë së fundmi me markën e njohur YSL Beauty, duke u bërë imazhi i parfumit më të ri Saint Laurent.

Dua Lipa, imazh i YSL Beauty në vitin 2019 (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Ajo gjithashtu ka hedhur në treg gjatë shtatorit të këtij viti, koleksionin e saj më të ri të xhinseve me gjigantin “Pepe Jeans”.

Dua paralajmëroi së fundmi se është në përfundim e sipër të albumit të saj të dytë “New Era (Epokë e re)”, ndërsa i falënderoi fansat për durimin e madh që kanë pasur. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori