Dua Lipa dhe Callum Turner raportohet se do të martohen javën e ardhshme në një dasmë përrallore tre-ditore në Itali

Këngëtarja e njohur Dua Lipa dhe aktori Callum Turner raportohet se do të martohen javën e ardhshme në një dasmë luksoze tre-ditore në Itali.
Artistja 30-vjeçare konfirmoi fejesën me Callumin, 36 vjeç, në qershor të vitit të kaluar, pasi ai thuhet se i propozoi në mënyrë romantike gjatë festave të Krishtlindjes, raporton DailyMail.
Dita e madhe tani thuhet se është shumë afër dhe pritet të jetë një festë e mbushur me yje të showbiz-it. Të ftuarit pritet të udhëtojnë drejt Italisë të enjten për të marrë pjesë në tri ditë festimesh.

Raportohet gjithashtu se në listën e të ftuarve janë edhe këngëtaret Charli XCX dhe Tove Lo.
Sipas gazetës The Sun, ka edhe zëra se Elton John mund të performojë në dasmë. Dua dhe Elton John bashkëpunuan në vitin 2021 në këngën Cold Heart.
Një burim ka deklaruar:

“Plani fillestar ishte që ceremonia të ishte intime, por tani do të jetë një organizim i madh dhe luksoz që do të zgjasë tri ditë.
Ata kanë rezervuar disa ambiente të mëdha për këtë festë shumëditore, megjithëse detajet e sakta po mbahen të fshehta për arsye sigurie, pasi fansat janë shumë të interesuar të shohin çiftin.
Çifti ka qenë duke ushtruar çdo ditë në klubin ekskluziv 180 House në Londër për t’u përgatitur për ditën e madhe, ndërsa Dua u ka thënë miqve se mezi pret të ecë drejt altarit.”




















































