Sonte (e shtunë) të gjithë sytë e tifozëve shqiptarë do të jenë drejt Londrës, aty ku Jurgen Uldedaj do të zhvillojë njërin prej meçeve më të rëndësishme të karrierës së tij profesionale. Boksieri shqiptar do të përballet me britanikun Austine Nnamdi për titullin botëror IBO në kategorinë Cruiserweight.

Pas viteve të tëra sakrifice, stërvitjesh dhe fitoreve të ndërtuara me mund, Uldedaj ndodhet vetëm një hap larg momentit që mund ta ndryshojë përgjithmonë karrierën e tij dhe ta vendosë në elitën e boksit botëror.


Përballë tij do të jetë një kundërshtar i fortë dhe ambicioz, por shqiptari ka treguar vazhdimisht se di të përballojë presionin në netët më të mëdha. Pikërisht për këtë arsye, shumë tifozë besojnë se sonte mund të jetë nata kur flamuri shqiptar do të valëvitet në majën e boksit profesionist.

Arena legjendare e Wembleyt do të jetë skena ku do të vendoset gjithçka. Një fitore do t'i sillte Uldedajt mbrojtjen e titullin botëror dhe do ta shndërronte atë në një nga historitë më të mëdha të sportit shqiptar në vitet e fundit.

90 minuta, disa raunde dhe një mundësi që vjen rrallë në jetë. Jurgen Uldedaj sonte nuk bokson vetëm për veten, por për një ëndërr që e ndjek çdo sportist shqiptar që synon majën e botës.

Kundërshtari i tij është Austine Nnamdi, pasi Muhsin Cason u detyrua të tërhiqej për arsye mjekësore dhe meçi i shumëpritur pritet të fillojë nga ora 23:30 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

telegrafi sport app