Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendësi të objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten në fshatin Keqekollë të Prishtinës.


Tutje bëhet e ditur se rasti po hetohet.

"Fsh. Keqekollë, Prishtinë 29.05.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendësi të objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave (shuma nuk dihet). Rasti në hetime", thuhet në raport. /Telegrafi/