Një grua është raportuar e zhdukur në Drenas, pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Ajo është gjetur një ditë më vonë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 gusht 2026, në Drenas, ndërsa gruaja është gjetur më 23 gusht.


Tutje, Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga ekipet policore.

“Gllogoc, 22.08.2026 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Më datë 23.08.2026, viktima është gjetur nga SP Qendra Prishtinë dhe i është dorëzuar policisë së Drenasit. Rasti është duke u hetuar tutje nga ekipet policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/