LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa besohet se ka hequr dorë nga publikimi i një klipi me skena luftarake, për shkak të luftës aktuale Izrael-Hamas

Dua Lipa besohet se ka hequr dorë nga publikimi i një klipi me skena luftarake, për shkak të luftës aktuale Izrael-Hamas
Dua Lipa (Foto: Unique Nicole/WireImage)

Dua Lipa thuhet se ka tërhequr mbrapsht publikimin e një klipi të saj, për të treguar ndjeshmëri ndaj luftës Izrael-Hamas.

Këngëtarja, 28 vjeçare, besohet se ka xhiruar videoklipin para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ishte pjesë e përgatitjeve për albumin e saj të tretë studio. Megjithatë, thuhet se tani ajo ka tërhequr mbrapa publikimin e videoklipit, i cili përmbante skena me shpërthime dhe turma që luftojnë, pas takimeve emergjente, shkruan DailyMail.


Dua mendon se do të ishte “e pa ndjeshme” që klipi të lansohej tani pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas. Një burim pranë saj i ka thënë tabloidit britanik The Sun: “Një klip u xhirua për albumin e ardhshëm të Dua Lipës vitin e kaluar në shtator”.

“Në zemër të videos ishte luajtshmëria, por përfshinte tema të kaosit – duke përfshirë aksidente me makina, demolime, shpërthime, fishekzjarre dhe turma që luftojnë”.

“Dua dhe ekipi i saj vendosën që do të ishte e pa ndjeshme që videoja të publikohej duke marrë parasysh atë që ka ndodhur në dhe që nga 7 Tetori”, tha burimi.

Kënga misterioze, e cila ende nuk është bërë e ditur, pritet të jetë pjesë e albumit të tretë studio të Duas, i cili do të lansohet vitin e ardhshëm.

Në Tetor, Dua bashkoi forcat me dhjetëra yje të Hollywoodit, duke përfshirë America Ferrera dhe Channing Tatum, për të bërë thirrje për Presidentin Joe Biden që të ndihmojë në deeskalimin e krizës në Gaza dhe Izrael.

Figurat publike, të cilat formuan një grup të quajtur ‘Artists4Ceasefire’, shkruan një letër të hapur për Presidentin, e cila shpjegon se ata “janë bashkuar si artistë dhe avokatë, por më së shumti si njerëz që dëshmojnë humbjen shkatërruese të jetëve dhe të tmerrit në Izrael dhe Palestinë”.

“Ata kërkojnë që, si President i Shteteve të Bashkuara, të bëni thirrje për një deeskalim dhe armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe Izrael para se të humbet një jetë tjetër”, deklaronte grupi në kërkesën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina
Kalo në kategori