LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa arrin në New York për eventin “Met Gala”, mirëpritet ngrohtë nga fansat

Dua Lipa arrin në New York për eventin “Met Gala”, mirëpritet ngrohtë nga fansat

Dua Lipa perfeksionoi pamjen mes klasikes dhe sportives teksa përshëndeti fansat në Muzeun Metropolitan të Artit në Neë York të premten (28 prill).

Këngëtarja e “Levitating”, 27 vjeçe, është në zonën përpara eventit “Met Gala” të së hënës (1 maj) që do të mbahet në muze.


Dua kishte veshur një xhaketë të zezë me shkëlqim deri në kofshë me pika të bardha për daljen.

Ajo e kombinoi pallton që binte në sy me një palë këpucë me majë me ngjyrë të zezë dhe pika të bardha.

Dua e përshtati veshjen me xhinse dhe këmishë të bardhë bashkë me një palë vathë floriri të trashë, një gjerdan varëse dhe syze dielli drejtkëndëshe të zeza.

Autorja e e hitit “New Rules” veshi një çantë praktike të vogël prej lëkure të zezë për këtë ngjarje.

Ylli i muziksës buzëqeshi teksa përshëndeti fansat përpara një prej ngjarjeve më të mëdha të modës të vitit.

Veshja e dytë e Duas gjatë ditës ishte më sportive, ajo u pa të premten në mëngjes me një tuta të kuqe teksa po largohej nga The Mark Hotel.

“Met Gala”, e quajtur zyrtarisht Gala e Institutit të Kostumeve ose Përfitimi i Institutit të Kostumeve, është një gala vjetore për mbledhjen e fondeve ku marrin pjesë emrat më të mëdhenj të argëtimit dhe modës.

Ajo mbahet për të mbledhur para për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit.

Të famshmit 'pushtojnë' New Yorkun përpara ngjarjes më të madhe të modës "Met Gala"
Lexo po ashtu Të famshmit 'pushtojnë' New Yorkun përpara ngjarjes më të madhe të modës "Met Gala"

Disa pjesëmarrës të rregullt përfshijnë Lady Gaga, Rihanna dhe stilistë të tillë si Marc Jacobs.

Që nga viti 1948, yjet janë ngjitur në shkallët madhështore në një festë shumë ekskluzive ku nuk lejohen ‘selfie’.

Tema e këtij viti është “Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë”, në nder të drejtorit artistik të Chanel, i cili vdiq në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Kalo në kategori