LAJMI I FUNDIT:

Djali i Ronaldos me një postim në Instagram për Messin: Faleminderit idhulli im

Djali i Ronaldos me një postim në Instagram për Messin: Faleminderit idhulli im

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy nga lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit.

Portugezi i Real Madridit do të jetë në garë me argjentinasin e Barcelonës të enjten për Topin e Artë, kjo pasi dyshja kishin një sezon të mirë.


Një dizajn shumë real se si do të dukej djali i Ronaldos me fanellën e Realit në vitin 2030 (Foto)
Lexo po ashtu Një dizajn shumë real se si do të dukej djali i Ronaldos me fanellën e Realit në vitin 2030 (Foto)

CR7 e ndihmoi skuadrën e Zinedine Zidanes të fitojnë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, por ai ka qenë një dështim në fillimin e sezonit 2017/18.

Messi, aktualisht është golashënuesi më i mirë në La Liga dhe sezonin e kaluar ishte në nivel të mirë.

Cristiano Ronaldo Junior duke pozuar me çmimin e të atit në ‘The Best FIFA Men’s Player Award’ (Getty Images)

Ditë më parë argjentinasi kishte thënë se vështirë se ai dhe Ronaldo ndonjëherë mund të bëheshin shokë.

“Nuk e di nëse ne do të ishim shokë në të ardhmen. Shoqëria është diçka që lidhet duke kaluar kohë së bashku dhe duke njohur njëri-tjetrin. Ne nuk kemi një lidhje të tillë, ne takojmë njëri-tjetrin vetëm në ceremoni çmimesh dhe vetëm atëherë kemi mundësi të flasim. Çdo gjë është mirë, por jetët tona nuk takohet shpesh”, ka thënë Messi ditë më parë për Marca.

Por, duke lënë këtë anash, Messi ka një idhull të madh dhe ai është djali i Ronaldos.

Në janar të 2015, u shfaq një video teksa Cristiano Ronaldo JR e takoi Messin dhe e shikonte me admirim, e gjitha kjo u bë sensacion në media.

Në këtë ngjarje Ronaldo i tha Messit: “Ai i shpesh shikon në internet video tona dhe më flet shumë rreth tyre”.

Por, shtatë vjeçari nuk është ndalur me kaq, ai e ka falenderuar Messin me një postim në Instagram, kjo pas takimit të tyre në janar në natën e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA.

“Faleminderit idhulli im, Leo Messi”, shkruan djali i Ronaldo.

gracias mi ídolo ??❤️ @leomessi

A post shared by Cristiano Junior (@mrahunter) on Dec 4, 2017 at 11:57am PST

Se a do të kemi edhe një takim mes tyre të enjten për Topin e Artë, kjo mbetët të shihet.

Vlen të theksohet se Barcelona dhe Real Madridi takohen në La Liga më 23 dhjetor në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori