LAJMI I FUNDIT:

DJ Dagz: Edhe unë si gjithë shqiptarët, forca Luiz

DJ Dagz: Edhe unë si gjithë shqiptarët, forca Luiz

DJ i njohur nga Kosova, Arbër Gumnishta, i cili vitin e kaluar ishte pjesë e Big Brother VIP Albania ka bërë një reagim rreth edicionit të këtij viti.

DJ Dagz përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video për të treguar për banorin që ai po përkrah këtë vit.


Dagz u shpreh se ka marrë pafund mesazhe për të treguar të preferuarin e tij dhe ai nuk ka hezituar të tregoi se ai është këngëtari Luiz Ejlli.

Foto: Screenshot/DJ Dagz/Instagram

DJ tha se e ka dëgjuar Luizin që e ka përmendur disa herë brenda shtëpisë dhe edhe ai si ‘gjithë shqiptarët’ është në përkrahje të Luizit.

“Përshëndetje të gjithvë, shpresoj që jeni duke e kaluar një ditë shumë të bukur, e di që ndoshta po habiten se nuk është natyrë e imja të bëjë video-reagime për situata aktuale, por meqë më kanë ardhur pafund mesazhe në lidhje me preferencat e mia në Big Brother, pyetje rreth Luizit se e kam parë që më ka përmendur shumë shpesh brenda, dhe jo duke u bazuar vetëm në ngjarjet e fundit se Big Brother është një lojë shumë e gjatë, por në tërësi edhe unë si gjithë shqiptarët, forca Luiz”, ka thënë DJ Dagz.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Theksojmë që Luizi është kthyer në një prej banorëve më të komentuat të edicionit të këtij viti të BBVA, ndërsa sonte (e shtunë) është në mesin e të nominuarve për t’ua larguar nga shtëpia.

Këngëtari ndonëse rrezikon të jetë i eliminuari i kësaj jave, po merrë një përkrahje të madhe nga publiku.

Ndërkohë, kujtojmë që Dagz gjatë kohës së qëndrimit në BBVA krijojë një lidhje dashurie me banoren tjetër, Einxhel Shkira.

Dyshja vazhduan romancën edhe pas përfundimit të BB VIP Albania dhe tashmë janë të fejuar dhe prindër të një djali. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori