LAJMI I FUNDIT:

Diona Fona me poza joshëse në plazhet e Napolit

Diona Fona me poza joshëse në plazhet e Napolit

Para një muaji solli këngën më të re “Bella Vita”, i cili po prit mirë prej fansave dhe publikut të gjerë shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren simpatike, Diona Fonën, e cila njihet edhe për një zë melankolik dhe të veçantë.


Duket se bukuroshja ka gjetur pak kohë që të relaksohet dhe ka zgjedhur që të shijojë rrezet e diellit pranë një plazhi.

Biondina shihet teksa merr poza joshëse në rivierë gjersa ekspozon linjat joshëse dhe seksi në bikini të verdhë.

Artistja me këtë rast ka shkuar në shtetin italian, ku po pushon në zonën turistike të rajonit Napoli gjersa nuk dihet se me kë po shoqërohet dhe deri më tani nuk është përfolur për ndonjë lidhje.

Ndryshe, Fona është duke punuar edhe në video projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/