LAJMI I FUNDIT:

Dështimet e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve – nga “përplasja më e madhe” deri te gabimi i De Bruyne

Dështimet e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve – nga “përplasja më e madhe” deri te gabimi i De Bruyne

Kanë kaluar 12 vite të dhimbshme që kur Pep Guardiola fitoi për herë të fundit Ligën e Kampionëve.

Por, ndërsa një nga trajnerët kryesorë të lojës përgatitet për një finale të pestë në kompeticionin e klubeve që ka më shumë rëndësi, Manchester City po kërkon gjithashtu të bëhet skuadra e dytë angleze që arrin tripeltën – pas rivalit lokal United në vitin 1999.


Guardiola e ka kuptuar prej kohësh se koha e tij në City nuk do të përcaktohet nga suksesi i brendshëm, por nga ofrimi i tyre i parë në Ligën e Kampionëve. “Do të gjykohem, nëse nuk e fitojmë, do të jem një dështim këtu. E di këtë”, kishte deklaruar ai në vitin 2020. Tre sezone më pas është një ndjenjë që ndihet edhe më e fortë.

Man City nuk i lë asgjë rastësisë, ka përgatitur edhe detajin e fundit ndaj Interit për finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Man City nuk i lë asgjë rastësisë, ka përgatitur edhe detajin e fundit ndaj Interit për finalen e Ligës së Kampionëve

Një rrëfim i tejmendimit dhe ngatërresës së Guardiolës në momentet kyçe ka rënë – ai e dëshiron shumë atë – por po ashtu ka pasur fat të keq dhe realitetin e thjeshtë që skuadrat e tij janë përballur me një kundërshtar që ka performuar në një nivel më të lartë.

Vit pas viti, goditje pas goditjeje, këtu është një përmbledhje se ku ka shkuar keq për katalanasin që kur ai ekip i jashtëzakonshëm i Barcelonës shkatërroi Manchester United në Ëembley në maj 2011.

Barcelona

2011-12 – gjysmëfinale

Duke kërkuar për të ruajtur titullin, rrugëtimi ishte i thjeshtë deri në katër të fundit. Pastaj Chelsea, nën trajnerin e përkohshëm Roberto di Matteo, shkoi thellë për të fituar ndeshjen e parë 1-0 në Stamford Bridge. Sergio Busquets dhe Andres Iniesta bënë rezultatin 2-1 ndaj Barçës në Camp Nou derisa Ramires i dha Chelsea një epërsi në golin si mysafir duke shënuar në kohën shtesë të pjesës së parë dhe Fernando Torres u dha goditjen e fundit katalunasëve.

"Shumë projekte janë shkatërruar nga ndjekja e trofeut të Ligës së Kampionëve" - Guardiola tregon tërthorazi se çfarë e pret Interin në finale
Lexo po ashtu "Shumë projekte janë shkatërruar nga ndjekja e trofeut të Ligës së Kampionëve" - Guardiola tregon tërthorazi se çfarë e pret Interin në finale

Bayern Munich

2013-14 – gjysmëfinale

I rifreskuar nga një vit pushim duke luajtur shah me Garry Kasparov në Nju Jork, Guardiola fitoi katër trofe në sezonin e tij të parë në Bayern – por Liga e Kampionëve nuk ishte mes tyre. Pasi kaluan në një grup me Cityn, gjigantët gjermanë mundën Arsenalin dhe Manchester Unitedin në rrugën për në katërshen e fundit. Por, Real Madridi ishte në formë supreme pasi fituan takimin e parë në Bernabeu 1-0 përpara se të mposhtën Bayernin 4-0 në Alliazn Arena. Mirëpo, Guardiola e mori fajin, pasi mori një vendim të vonuar për të përdorur një 4-2-3-1 në vend të një 4-3-3 përpara se në minutën e fundit të ndryshoi sërish mendje dhe të përdorte një 4-2-4 që përfundoi me shkatërrim. “E kam kuptuar gabim, njeri”, kishte thënë ai më pas. “E kuptova krejtësisht gabim. Është një rrëmujë monumentale. Një rrëmujë totale. Humbja më e madhe e jetës sime si trajner”.

2014-15 – gjysmëfinale

Modeli vazhdon. Pas kryesimit të një grupi në të cilin City ishte i dyti, Bayern shënoi shtatë gola në të dy ndeshjet kundër Shakhtar Donetsk dhe Porto për të mbyllur një takim me Barçën. Në ndeshjen e parë në Camp Nou, Bayern ishte pa Robben dhe Franck Ribery dhe për këtë arsye u përpoq të shënonte. Megjithatë, ata bënë një punë gjysmë të mirë për 77 minuta përpara se Lionel Messi të shënonte dy herë në tre minuta dhe Neymar të shënonte golin e tretë në kohën shtesë, ndërsa bavarezët nuk ishin në gjendje të bënin asnjë përpjekje në portë. I përulur, por i pavullnetshëm për të pranuar humbjen, Bayern shënoi tre gola në ndeshjen e dytë vetëm që Neymar të gjente rrjetën dy herë të tjera për kampionët e ardhshëm.

Sa para do të arkëtojë Manchester City nëse e fiton Ligën e Kampionëve nesër mbrëma
Lexo po ashtu Sa para do të arkëtojë Manchester City nëse e fiton Ligën e Kampionëve nesër mbrëma

2015-16 – gjysmëfinale

Një humbje e përcaktuar nga gabimi i penalltisë së Thomas Muller. Saul Niguez i dha Atletico Madridit një epërsi 1-0 në ndeshjen e parë në Spanjë, por Xabi Alonso i kishte barazuar shifrat. Më pas Muller pati një shans për të vënë skuadrën e tij përpara nga 11 metra, pasi Javi Martinez u rrëzua, mirëpo gjuajtja u prit nga Jan Oblak. Nëntë minuta pas pjesës së dytë, Antoine Griezmann e kaloi në epërsi Atleticon në 2-1 në total. Robert Leëandoëski bëri rezultatin 2-2, por skuadra e Diego Simeones kaloi tutje në gola si mysafir. “Titujt janë vetëm numra, statistika”, kishte potencuar Guardiola. “Doja të arrija këtu në finalen e Ligës së Kampionëve dhe nuk ia arrita, por kjo nuk e ndryshon mendimin tim për mënyrën se si kam performuar”.

Manchester City

2016-17 – raundi i 16-të

Ende në procesin e zbatimit të vizionit të tij, Guardiola e udhëhoqi Cityn në fazën eliminatore pavarësisht nga një mposhtje 4-0 ndaj Barcelonës në fazën e grupeve. Por, Citizens u eliminuan nga Monaco në 1/8 e finales, pasi në ndeshjen e parë humbën 3-1 në Francë, ndërsa në shtëpi shënuan fitore 5-3, por që skuadrën franceze e kaluan tutje golat më të shumtë si mysafir.

Planet brenda finales së Ligës së Kampionëve për tifozët pasi UEFA përpiqet të shmangë përsëritjen e tmerrit të Parisit
Lexo po ashtu Planet brenda finales së Ligës së Kampionëve për tifozët pasi UEFA përpiqet të shmangë përsëritjen e tmerrit të Parisit

2017-18 – çerekfinale

Ishte progres në një vit më parë, por City nuk ishte në gjendje të përballonte një Liverpool agresiv në ndeshjen e parë në Anfield pasi skuadra e Jurgen Klopp shënoi tre gola pa kundërpërgjigje. Ndeshja e kundërt pa Cityn të këndellej teksa Gabriel Jesus shënoi, por Guardiola përfundoi duke marrë një karton të kuq për protestën ndaj një goli të Leroy Sane, i cili u anulua gabimisht. “Ai është një arbitër që i pëlqen të ndihet ndryshe, ai është i veçantë”, deklaroi në atë kohë Guardiola për arbitrin spanjoll Antonio Mateu Lahoz. “Kur të gjithë shohin gjëra, ai do të shohë të kundërtën”.

2018-19 – çerekfinale

Nëse Guardiola mund të fajësonte gjyqtarët për ndalimin e kundërpërgjigjes së tyre kundër Liverpoolit, humbja e 2019-ës ndaj Tottenhamit ishte një rast kur trajneri i Cityt i lejoi ngatërresat e tij për të sabotuar shanset e tyre. Ndërsa ndeshja e dytë dramatike, që përfundoi në një fitore 4-3 për Cityn që përsëri i pa ata të eliminoheshin për golat si mysafirë, është ajo që mbetet gjatë në kujtesë, mbetet ndjesia se dëmi u bë në veri të Londrës pasi Guardiola përdori plotësisht Fabian Delph mbrapa, e la Kevin De Bruynen në stol dhe përdori Ilkay Gundogan në një rol mbrojtës dhe Spurs fituan 1-0. Raheem Sterling pa një gol në minuta shtesë të anuluar në atë ndeshje të dytë të mrekullueshme, duke e lënë Guardiolën të deklarojë: “Është e vështirë, është mizore, por ne duhet ta pranojmë atë që ndodhi”.

De Bruyne zbulon se çfarë i duhet Man Cityt kundër Interit në finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu De Bruyne zbulon se çfarë i duhet Man Cityt kundër Interit në finalen e Ligës së Kampionëve

2019-20 – çerekfinale

Gjërat dukeshin mirë përpara se të godiste pandemia, pasi Real Madridi u liminua në raundin e 16-të, por City, i cili do të përfundonte i dyti në Ligën Premier pas Liverpoolit, dukej i trullosur në një ndeshje të vetme të tetë të fundit kundër Lyonit. Skuadra franceze bëri mrekulli, duke i eliminuar me rezultar 3-1. “Ne u përpoqëm të mbulojmë pikat tona të dobëta në krahasim me pikat e tyre të forta”, kishte thënë Guardiola. “Me përjashtim të 20 minutave të para, ne u munduam të gjenim hapësirat tona për t’i sulmuar ata”.

2020-21 – finale

Me coronavirusin që i mbajti stadiumet të mbyllura për pothuajse të gjithë sezonin, City kaloi në finale dhe ishte favorit i madh për të mundur Chelsean në Porto. Por, Guardiola vendosi të luante pa një mesfushor mbrojtës – duke lënë Rodrin dhe Fernandinho në bankinë – pasi goli i Kai Havertz në pjesën e parë i dha klubit të Londrës Perëndimore një Kupë të dytë Evropiane. City u ankua për humbjen e hershme të De Bruynes përmes një lëndimi të keq në fytyrë të shkaktuar nga Antonio Rudiger, por kampionët e LigëtsPremier Lague nuk bënë mjaftueshëm.

2021-22 – gjysmëfinale

Një tjetër gjysmëfinale, një tjetër takim me Real Madridin që përfundoi në një kolaps të hershëm. Ndeshja e parë, në Mançester, ishte një spektakël që City e fitoi 4-3 dhe nëse nuk do të ishte për përsosmërinë e fituesit të Topit të Artë, Karim Benzema, ata do të kishin qenë të lehtësuar në Spanjë për ndeshjen e dytë. Megjithatë City ruajti një pamje kontrolli në Bernabeu përpara se Riyad Mahrez të dukej se kishte shënuar golin vendimtar. Në minutën e 90-të, City kaloi në epërsi 5-3. Por, Rodrygo shënoi dy gola, e çoi lojën në kohën shtesë dhe Karim Benzema shënoi nga pika e bardhë për të përfunduar kthesën dhe për të lënë Cityn sërish zemërthyer. “Futbolli është i paparashikueshëm dhe ju duhet ta pranoni atë”, kishte deklaruar Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori