LAJMI I FUNDIT:

Dembele, Cancelo dhe tetë emra të tjerë – kush pritet të transferohet dhe largohet nga Barcelona

Dembele, Cancelo dhe tetë emra të tjerë – kush pritet të transferohet dhe largohet nga Barcelona

Barcelona do të ketë shumë punë për të bërë në ditët e mbetura të këtij afati kalimtar veror, pasi pritet të bëjë disa largime dhe natyrisht disa transferime.

Klubi katalunas aktualisht lidhet me transferimin e katër lojtarëve, ndërsa pritet t’i bëjë gjashtë largime – disa prej tyre edhe kundër vullnetit të tyre.

Kush mund të transferohet dhe sa janë gjasat:


Xavi beson se tre lojtarë nuk janë në nivelin e Barcelonës
Lexo po ashtu Xavi beson se tre lojtarë nuk janë në nivelin e Barcelonës

Ivan Fresneda: 50 për qind – Deco ka vënë syrin te mbrojtësi i djathtë 18-vjeçar. Ai mund të jetë një pasuri e vërtetë për ekipin, duke pasur parasysh moshën e tij, talentin dhe një çmim prej vetëm 10-15 milionë euro.

Joao Cancelo: 35 për qind – Barcelona ka një interes të madh për portugezin. Ndryshe nga Deco, Xavi dhe Alemany duan të shohin një mbrojtës të djathtë me përvojë në skuadër. Por, një lëvizje mund të ndodhë vetëm nëse ai pranon të ulë pagën e tij të lartë.

Bernardo Silva: 10 për qind – Joan Laporta ka konfirmuar se do të dëshironte të shkonte për mesfushorin sulmues këtë verë. Megjithatë, e vërteta e hidhur është se Barça nuk mund të përmbushë kërkesat e Man City për momentin – nëse nuk ka ndonjë mrekulli.

Sa para do t'i fitojë Barcelona nga pjesëmarrja në Ligën e Kmapionëve sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Sa para do t'i fitojë Barcelona nga pjesëmarrja në Ligën e Kmapionëve sezonin e ardhshëm

Giovani Lo Celso: 10 për qind – Argjentinasi thuhet se është alternativa e Bernardo Silvës. Megjithatë, asgjë nuk është e avancuar për momentin.

Kush mund të largohet dhe sa janë gjasat:

Nico: 99 për qind – Mesfushori mbrojtës nuk ka udhëtuar me skuadrën për turneun parasezonal. Ai tashmë ka mbërritur në Porto për të finalizuar marrëveshjen e tij të huazimit. Është çështje kohe derisa të bëhet zyrtare.

Clement Lenglet: 70 për qind – Përqindja e probabilitetit të transferimit ka rënë pak teksa francezi po udhëton me skuadrën për në SHBA. E ardhmja e tij do të zgjidhet pas turneut, me Tottenham Hotspur që mbetet i vetmi kandidat për nënshkrimin e tij deri më tani.

Riqui Puig zbulon një detaj shokues rreth Xavit kur ishte te Barcelona
Lexo po ashtu Riqui Puig zbulon një detaj shokues rreth Xavit kur ishte te Barcelona

Abde: 45 për qind – Marokeni synon të qëndrojë te Barça sezonin e ardhshëm, madje duke shkurtuar pushimet me një javë për të shkuar në turneun parasezonal. Megjithatë, e ardhmja e tij mund të qëndrojë diku tjetër.

Franck Kessie: 45 për qind – Juventus thuhet se ka bërë një ofertë për mesfushorin, e cila është më e mirë se ajo që Barça i ofron tani. Megjithatë, mesfushori është më i emocionuar për të qëndruar te Blaugranasit. Tani gjithçka varet nga ai.

Zbulohen dy mënyrat se si Barcelona mund të nënshkruajë me Mbappen
Lexo po ashtu Zbulohen dy mënyrat se si Barcelona mund të nënshkruajë me Mbappen

Ferran Torres: 10 për qind – Ashtu si Kessie, spanjolli është i etur për të qëndruar në skuadër. Pavarësisht se ishte larg nga zgjedhja e parë e Xavit, trajneri doli me një pozicion të ri për ta vendosur atë në sezonin e ardhshëm, që do të thotë se ai është pothuajse pjesë e planit.

Ousmane Dembele: 10për qind – PSG ka interes të madh për anësorin francez. Ata thuhet se janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 50 milionë euro. Lojtari, megjithatë, dëshiron vetëm të qëndrojë te Barça. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori