Barcelona është bërë lider i la Liga-së me fitoren e pastër ndaj Eibarit në javën e nëntë me rezultat 3-0.

Antoine Griezmann shënoi golin e parë për Blaugrasnit pas vetëm 13-të minutash lojë.

Lionel Messi arriti të shënonte të dytin në minutën e 58, për të asistuar më vonë te ai i Luis Suarezit (66’).

Por, paraqitje fantastike kishte edhe Frenkie De Jong që luajti për 79 minuta dhe ndihmoi skuadrën e tij ta fitonte këtë takim.

Notat e lojtarëve: Eibar 0-3 Barcelona, Messi më i dalluari Notat e lojtarëve: Eibar 0-3 Barcelona, Messi më i dalluari

Loja që e shfaqi sot, bëri që edhe tifozët e Eibarit ta duartrokisnin derisa po zëvendësohej nga Ivan Rakitic.

Mesfushori holandez po tregon se do të jetë mesfushor kryesor i katalunasëve në këtë sezon, derisa në këtë verë e kompletoi kalimin nga Ajaxi. /Telegrafi/