LAJMI I FUNDIT:

David Beckham qëndron në radhë mbi 12 orë për të bërë nderime për Mbretëreshën Elizabeth II

David Beckham qëndron në radhë mbi 12 orë për të bërë nderime për Mbretëreshën Elizabeth II

David Beckham është parë në radhë në Londër, teksa iu bashkua mijëra personave që prisnin të shihnin arkivolin e Mbretëreshës duke shkaktuar një tollovi pasi fansat u kthyen nga yllin dhe harruan të vazhdonin të ecnin përpara.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë radhën në Westminster Hall duke mbajtur telefonat e tyre në ajër për të kapur një foto të ish-futbollistit 47-vjeçar ndërsa ai priste të bënte nderimet e tij.


Disa ishin aq të zënë me përpjekjen për të shkrepur një foto të ish-futbollistit, sa harruan të vazhdonin të ecnin përpara me radhën, duke çuar në një tollovi mes turmës.

Vet legjenda e futbollit, Beckham ka thënë për Sky News se ka qenë në radhë për më shumë se 12 orë për të bërë nderime për Mbretëreshën e ndjerë.

Edhe pse disa, duke përfshirë edhe deputetë, kanë mundur të shkurtojnë radhën për të parë arkivolin e Mbretëreshës, duket se ai zgjedhur të qëndroi në radhë si pjesa tjetër e publikut.

Ai e quajti Mbretëreshën “të veçantë” dhe tha se ishte bashkuar radhës rreth orës 2 të mëngjesit.

Beckham mund të shihej duke mbajtur një kapele të kaltër në kokë, për të mos rënë në sy dhe kostum elegant.

Megjithatë, ai u pikas përfundimisht nga fansat dhe fotot e tij filluan të qarkullojnë në rrjete sociale.

Davidi është vetëm një nga shumë fytyrat e famshme që kanë qenë në radhë ditët e fundit.

Prezantuesja britanike, Susanna Reid ka zbuluar se ajo qëndroi në radhë për shtatë orë me nënën e saj për t’i bërë nderimet e saj në Westminster Hall.

Duke e nderuar Mbretëreshën e ndjerë javën e kaluar, Becks tha: “Jam vërtet i pikëlluar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës”.

“Çfarë dashurie dhe respekti pamë për jubileun Platinum për jetën e saj në shërbimi. Sa të shkatërruar të gjithë ndihemi sot tregon se çfarë do të thotë ajo për njerëzit në këtë vend dhe në mbarë botën. Sa na frymëzoi ajo me udhëheqjen e saj, sa na ngushëllonte kur kohët ishin të vështira. Deri në ditët e saj të fundit ajo i shërbeu vendit të saj me dinjitet dhe hir. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen tonë mbretërore”, ka shkruar Beckham në reagimin e tij për vdekjen e Mbretëreshës.

Ndërkohë, ditë më parë Departamenti për digjital, kulturë, media dhe sport u detyrua të ndalonte hyrjen në radhë pasi ajo arriti kapacitetin.

Radha prej tetë kilometrash kaloi përgjatë Londrës – me kohë pritjeje të parashikuara deri në 14 orë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori