LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves thuhet t’i jetë vetofruar Spezias

Dani Alves thuhet t’i jetë vetofruar Spezias
(Foto: Instagram/danialves)

Njoftimi befasuese vijnë nga Italia, sipas të cilave, Dani Alves i është vetofruar skuadrës nga Serie A, Spezia.

Brazilianit i skadoi kontrata me Barcelonën dhe ai u largua nga klubi ku ishte rikthyer dhe tashmë është lojtar i lirë.


Sipas gazetës Secolo XIX, e cila mbulon regjionin Liguria, veterani është duke menduar të rikthehet në Serie A, por te një klub i vogël.

(Foto: Instagram/danialves)

Gazeta raporton se Alves u ka dërguar e-mail drejtorëve të Spezias duke u vetofruar si një transferim i madh i kësaj vere.

Ronaldo synon t'i bëjë bashkë Marcelon dhe Dani Alvesin
Lexo po ashtu Ronaldo synon t'i bëjë bashkë Marcelon dhe Dani Alvesin

Kontrata e tij do të skadojë zyrtarisht nesër (30 qershor) dhe 39-vjeçari do të jetë lojtar i lirë. Megjithatë, klubi italian thuhet ta ketë refuzuar ofertën, duke qenë se nuk ka fonde për t’i mbuluar shpenzimet e tij. /Telegrafi/