LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo shkëlqen ndërsa Portugalia mban formën e përkryer në kualifikimet e Euro 2024

Cristiano Ronaldo shkëlqen ndërsa Portugalia mban formën e përkryer në kualifikimet e Euro 2024

Portugalia tashmë e kualifikuar në Euro 2024 e ka mposhtur në udhëtim Lihtenshtajnin me rezultat 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo u dominua nga portugezët që shpërdoruan shumë raste shënimi.


Por, me të filluar pjesa e dytë, Cristiano Ronaldo e kaloi Portugalinë në epërsi.

Ishte minuta e 46-të e takimit kur Diogo Josta asistoi te CR7, që realizoi për 1-0.

Për 2-0 u përkujdes Joao Canselo që shënoi në minutën e 57-të, me një asistim të Antonio Silvas.

Gioncalo Ramos mendoi në minutën e 82-të që ka shënuar golin e tretë për portugezët, por që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Portugalia është lidere e Grupit J me 27 pikë, duke mos pësuar asnjë humbje dhe nuk ka bërë asnjë barazim, ndërsa ka shënuar 34 gola dhe ka pranuar vetëm dy herë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore