ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Detaje të reja kanë dalë në pah nga prapaskenat e eliminimit të Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës.

Sipas raportimit të L’Equipe, atmosfera në dhomat e zhveshjes së kombëtares franceze gjatë pushimit mes dy pjesëve ka qenë mjaft e tensionuar. Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, thuhet se ka shprehur hapur pakënaqësinë për paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë.


Ai u ka kërkuar bashkëlojtarëve të ushtrojnë presion më të organizuar ndaj lojtarëve spanjollë, duke theksuar se mungesa e koordinimit në fazën mbrojtëse po i lejonte kundërshtarët të kontrollonin lojën dhe të krijonin hapësira të rrezikshme.

Megjithatë, sipas së përditshmes franceze, komentet e Dembeles nuk janë pritur mirë nga të gjithë. Disa futbollistë janë ndier të bezdisur nga mënyra e kritikave të tij, gjë që ka shkaktuar debat dhe ka rritur tensionet në dhomat e zhveshjes.

Pavarësisht diskutimeve dhe përpjekjeve për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, Franca nuk arriti të përmbyste rezultatin në pjesën e dytë dhe u eliminua nga Spanja.

Raportimi i L’Equipe hedh dritë mbi klimën e vështirë që mbretëroi brenda kampit francez në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kupës së Botës. /Telegrafi/

telegrafi sport app