Heroi i Kupës së Botës pritet si superyll në Kili, Vozinha nis aventurën te Colo-Colo

Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka mbërritur zyrtarisht në Kili për të kompletuar transferimin e tij te Colo-Colo, ku u prit në mënyrë spektakolare nga qindra tifozë të klubit.
Në aeroportin e Santiagos, qindra mbështetës ishin mbledhur për ta pritur 40-vjeçarin, duke kënduar emrin e tij, valëvitur flamuj dhe mbajtur pankarta, në një atmosferë që i ngjante ardhjes së një prej superyjeve më të mëdhenj të futbollit.
Vetë Vozinha dukej i habitur nga mikpritja e jashtëzakonshme, ndërsa përshëndeste tifozët që nuk reshtnin së duartrokituri dhe brohorituri emrin e tij.
Vozinha ya está en Chile 🇨🇱
---
Vozinha is already in Chile 🇨🇱
---
A Vozinha já está no Chile 🇨🇱 pic.twitter.com/xKOM2xwcKc
— Colo-Colo (@ColoColo) August 3, 2026
Për portierin, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës larg vëmendjes së madhe mediatike, kjo ishte ndoshta hera e parë që përjetoi një pritje të këtij niveli.
Pas mbërritjes, Vozinha u takua me presidentin e Colo-Colos, Aníbal Mosa, ndërsa formalizimi i transferimit pritet të përfundojë pas ekzaminimeve mjekësore.
Sipas mediave kiliane, portieri do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me opsion vazhdimi deri në fund të sezonit 2027.
Locura en la llegada de Vozinha a Chile!!
El nuevo arquero de Colo Colo ya está en Santiago y mañana se someterá a los exámenes médicos. @Cooperativa pic.twitter.com/FeHZ1lI38C
— Rodrigo Gomez Flores (@rodrigogomezf) August 3, 2026
Raportohet se ai do të përfitojë rreth 25 mijë dollarë në muaj, pothuajse trefishi i pagës që merrte te skuadra portugeze Chaves para shpërthimit të tij në Kupën e Botës.
Colo-Colo vendosi të transferonte Vozinhan pasi dështuan negociatat për portierin uruguaian Santiago Mele, me presidentin Mosa që udhëhoqi personalisht bisedimet për afrimin e veteranit.
Klubi kilian e sheh këtë transferim edhe si një mundësi të madhe komerciale, pasi popullariteti i Vozinhas u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme pas Botërorit.
Portieri u shndërrua në një nga zbulimet më të mëdha të turneut falë paraqitjeve të shkëlqyera ndaj Spanjës dhe Argjentinës, duke siguruar një vend në formacionin më të mirë të Kupës së Botës, të zgjedhur nga tifozët e FIFA-s.
Po ashtu, ndjekësit e tij në rrjetet sociale u rritën në mënyrë marramendëse, nga më pak se 50 mijë para turneut në afro 30 milionë pas përfundimit të tij.
Tashmë, pas verës më të rëndësishme të karrierës, Vozinha është gati të nisë një kapitull të ri te Colo-Colo, aty ku aventura e tij ka filluar me një pritje që nuk do ta harrojë lehtë./Telegrafi/















































