LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi dhe “Eurovisioni”, organizatorët po rishikojnë alternativa se si të mbahet edicioni i sivjetmë i festivalit

Coronavirusi dhe “Eurovisioni”, organizatorët po rishikojnë alternativa se si të mbahet edicioni i sivjetmë i festivalit

Organizatorët holandezë të këtij viti të Festivalit të këngës “Eurovision” që do të mbahet në maj janë aktualisht duke eksploruar alternativa të mundshme se si do të organizohet shfaqja, e planifikuar të mbahet në Arenën “Ahoy” në Roterdam, në rast se duhet marrë masa konkrete për shkak të coronavirusit.

“Coronavirusi është shfaqur së fundmi në Holandë. Si një akomodim i ngjarjeve ndërkombëtare, ne natyrisht jemi duke ndjekur nga afër zhvillimin e coronavirusit,”, kanë thënë “Ahoy” në faqen e tyre të internetit, shkruan The Burssels Times.


“Ne jemi në kontakt me autoritetet përgjegjëse dhe ndjekim udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Mjedisit (RIVM) dhe Shoqatës për Shëndet Publik dhe Siguri (GGD)”, vazhduan ata në deklaratën e tyre.

BBC shkruan për Arilenën: Eurovisioni kishte nevojë për një baladë si kënga "Shaj", fama e saj ka depërtuar në Rusi dhe Rumani
Lexo po ashtu BBC shkruan për Arilenën: Eurovisioni kishte nevojë për një baladë si kënga "Shaj", fama e saj ka depërtuar në Rusi dhe Rumani

Ngjarja e këtij viti organizohet nga NPO, transmetuesi publik Holandez. Ata bashkëpunojnë me Unionin Evropian të Transmetimeve (EBU) i cili e zhvillon ngjarjen çdo vit.

“Është në këtë moment herët të flasim për kalimin në skenarë të ndryshëm, duke pasur parasysh që këto varen nga zhvillimet në periudhën e ardhshme”, tha një zëdhënës për OJF.

Eurovision 2019, Izrael (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

“Fokusi ynë është akoma në prodhimin e një Festivali të paharrueshëm të Eurovisionit”, vazhdoi ai.

Ngjarja është planifikuar të mbahet në tri netë: gjysmëfinalet në 12 dhe 14 maj, dhe nata finale më 16 maj.

Rreth 65,000 njerëz pritet të marrin pjesë në këto tre netë, dy të tretat e anëtarëve të publikut dhe anëtarët e tjerë të delegacioneve, zyrtarëve dhe sponsorëve kombëtarë. 200 milion njerëz të tjerë e shikojnë finalen në TV.

Qyteti i Roterdamit mbajti përsëri 8,500 bileta për banorët me të ardhura të ulëta të qytetit.

Hidhet shorti për "Eurovision 2020": Shqipëria garon e fundit nga të gjitha shtetet në natën e dytë gjysmë-finale
Lexo po ashtu Hidhet shorti për "Eurovision 2020": Shqipëria garon e fundit nga të gjitha shtetet në natën e dytë gjysmë-finale

Për momentin, të gjithë të përfshirë janë të vendosur se ngjarja duhet të organizohet siç ishte planifikuar.

“Për ne, shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë, ekspozuesve, organizatorëve, furnitorëve dhe punonjësve janë parësore”, thanë ‘Ahoy Arena’. “Në këtë pikë autoritetet nuk shohin asnjë arsye për rindërtimin e ngjarjes dhe ndryshimin e skenarit”, përfunduan ata në deklaratën e tyre.

Shqipëria përndryshe këtë vit përfaqësohet në “Eurovision” nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, ndërsa është vendosur që versioni zyrtar i këngës në anglisht të titullohet “Fall from the Sky”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori