Artistja shqiptare Dua Lipa është duke qëndruar në Prishtinë këto ditë.

Ajo ka ardhur enkas për festivalin "Sunny Hill", pasi do të ngjitet për fansat në skenë në natën e parë të këtij festivali.


Teksa po qëndron në Prishtinë, ajo është duke shijuar edhe disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e të dashurit të saj, Isaac Carew.

Së fundmi, çifti u fotografuan së bashku në pishinën e hotelit, në të cilin është akomoduar këngëtarja.

Duaaa

Me të mbërritur në Prishtinë, Dua është mirëpritur me shumë befasi, e njëra ndër to ka qenë një dhuratë e cila ka mbërritur te organizatorët e festivalit "Sunny Hill".

Këta të fundit, përmes një imazhi të publikuar në InstaStory kanë shfaqur një pako të veçantë me çokollata, të cilat ishin të punuar enkas me imazhin e Duas.

Dua

“Faleminderit për çokollatat e bukura”, shkruhet në mbishkrimin e këtij imazhi.

Duket se ardhja speciale e Duas ka bërë që shumë njerëz t'i futen punës për të krijuar diçka kreative për të. /Telegrafi/