LAJMI I FUNDIT:

Challandes flet për ndeshjen ndaj Maqedonisë, rinovimin e kontratës dhe uljen e pagës në kohë coronavirusi

Challandes flet për ndeshjen ndaj Maqedonisë, rinovimin e kontratës dhe uljen e pagës në kohë coronavirusi
Challandes (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përgjegjësi i Kosovës, Bernard Challandes, mendon se shtyrja e ndeshjes play-off të Liga e Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut, favorizon ekipin që ai drejton.

Ai thotë se kishim shumë lojtarë që ishin të dëmtuar dhe me pak ndeshje në këmbë.

“Pas 14 ditëve jemi mësuar dhe me shëndet jemi shumë mirë. Flasim gjithmonë me lojtarët, kemi kontakte nëpërmjet internetit”.

Shtyrja, avantazh për Kosovën: Në fillim mendova se kjo ishte diçka e keqe për ne, por tani besoj se është më mirë kështu. Në mars kishim shumë mungesa dhe çunat nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre. Mendoj se kjo ndërprerje do të na ndihmojë në përballjen me Maqedoninë. Nuk mendoj se na penalizon dhe nuk besoj që do na sjellë ndonjë problem te lojtarët.

Zgjatja e kontratës: Zgjatja e kontratës varet nga kualifikimi. Deri më tani nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, mund të them se kontrata është deri në përfundim të ndeshjeve të play off. Unë dëshiroj që të vijoj më këtë skuadër, nuk kam bërë një takim për këtë dhe nuk besoj që do të ketë problem që të arrijmë një marrëveshje.

Rashica drejt Anglisë: Unë nuk mund t’i them një lojtari që merr një propozim nga Liga Premier të mos kalojë aty, por unë do të pranoja në Kombëtare një lojtar që aktivizohet rregullisht.

Ulja e pagës: Nuk e di sa e ka ulur Reja dhe nuk do ta kisha problem edhe unë, por do të flisja me Federatën për këtë. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori