LAJMI I FUNDIT:

Cana për takimin Marseille-Lazio: Zemrën e kam të ndarë mes dyja skuadrave

Cana për takimin Marseille-Lazio: Zemrën e kam të ndarë mes dyja skuadrave

Marseille dhe Lazio do të takohen gjatë ditës së nesërme në kuadër të Ligës së Evropës.

E ish-futbollisti shqiptar ka vlerësuar te dyja skuadrat pasi që gjatë karrierës ka qenë pjesë e tyre.

Lorik Cana ka folur për Radiosei duke thënë se zemrën e ka ndarë mes Lazios dhe Marseilles.

Lorik Cana – Marseille

“Zemrën e kam të ndarë mes Lazios dhe Marseilles. Të dyja i kam ndjekur këto vite. Lazio ka lojtarë të mirë dhe edhe këtë vit synon të zë një pozitë që e dërgon në Ligën e Kampionëve”.

“Marseille ka ndryshuar shumë. Janë të fortë e synojnë zonën e Ligës së Kampionëve. Stadiumi Velodrom është një ambient magjik, tifozët janë mjaft të zjarrtë”.

“Do të jetë ndeshje e tensionuar dhe OM do të bëjë gjithçka të fitojë, edhe pse nuk do ketë fansa në stadium. Por e pranoj, zemra ime është më afër francezëve”, tha shqiptari.

Lorik Cana – Lazio

Ai më pas tregoi planet për të ardhmen, ku ka dëshirë që të blejë një klub, por zbulon se për momentin është ende në negociata.

Ndryshe, ballafaqimi mes dyja skuadrave do të zhvillohet nesër (e enjte), me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori