LAJMI I FUNDIT:

Can: Nuk jam i lumtur te Juventusi

Can: Nuk jam i lumtur te Juventusi
Emre Can (Foto: Thananuwat Srirasant/Getty Images/Guliver)

Emre Can ka konfirmuar se nuk është i lumtur tani te Juventusi, por beson se do të ketë një rast për të luajtur përsëri kur të kthehet nga Gjermania.

Emre Can u la jashtë skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe ende nuk ka filluar një ndeshje të vetme për Bianconerët këtë sezon, duke parë vetëm 78 minuta larg nga bankina dhe kjo nuk po i pëlqen aspak.


“Unë nuk jam i lumtur tani në Juve”, ka thënë fillimisht mesfushori pas barazimit 2-2 të Gjermanisë ndaj Argjentinës mbrëmë.

Can largohet në janar nga Juventusi, drejt transferimit në La Liga
Lexo po ashtu Can largohet në janar nga Juventusi, drejt transferimit në La Liga

“Nuk jam duke luajtur shumë për momentin. Kam luajtur shumë sezonin e kaluar, veçanërisht në ndeshje të rëndësishme, për Juventusin, dhe gjithashtu kam luajtur mirë”.

“Nuk kam pasur një shans këtë sezon, por tani mendoj se, kur të kthehem në klub, do të kem një rast për të luajtur përsëri”.

Sarri flet për Mandzukicin dhe Canin: Situata e secilit ndryshe
Lexo po ashtu Sarri flet për Mandzukicin dhe Canin: Situata e secilit ndryshe

“Jam padyshim mirënjohës për Joachim Loë sepse nuk kisha luajtur shumë dhe ai më thirri përsëri”.

“Kjo është arsyeja pse unë thjesht isha i lumtur që kisha luajtur përsëri”, përfundoi Can. /Telegrafi/