LAJMI I FUNDIT:

Camavinga tregon dy aspekte të lojës ku duhet të përmirësohet, shprehet i zhgënjyer me Ancelottin

Camavinga tregon dy aspekte të lojës ku duhet të përmirësohet, shprehet i zhgënjyer me Ancelottin

Ylli i Real Madridit, Eduardo Camavinga e ka bërë edhe një herë të qartë se nuk i pëlqen të përdoret si mbrojtës i majtë, qoftë kjo në dorën e Didier Deschamps apo Carlo Ancelotti, duke i kujtuar të gjithëve se ai është një mesfushor.

“Ata më pyesin për këtë çdo ditë. Unë jam dikush që luaj për ekipin kur iu duhem atyre. Nuk kam luajtur në këtë pozicion më parë, por jam përshtatur, qoftë me kombëtaren franceze apo me Real Madridin. Por nuk më pëlqen. sidomos në atë pozitë. Mendoj se të gjithë e dinë, por nëse më duhet të luaj atje, e bëj edhe nëse nuk është domosdoshmërisht me kënaqësi. Unë jam ende një mesfushor”, tha Camavinga në një intervistë për Marca.


Camavinga tregoi për gazetarët se ai foli edhe me Ancelottin për këtë.

Vinicius zbulon rolin që ka luajtur në transferimin e lojtarëve si Bellingham dhe Camavinga
Lexo po ashtu Vinicius zbulon rolin që ka luajtur në transferimin e lojtarëve si Bellingham dhe Camavinga

“Kur më është dashur të luaj atje, kam luajtur. Kam folur me trajnerin, por siç e kam thënë gjithmonë gjëja më e rëndësishme është skuadra. Dikush duhej të vihej në atë pozicion dhe duke qenë se jam lojtar skuadre, kam luajtur atje edhe pse nuk më pëlqen shumë. Gjëja më e mirë është të japim gjithçka për klubin dhe ekipin. Ju nuk keni gjithmonë atë që dëshironi në jetë dhe duhet të shihni anën e mirë”, u shpreh francezi.

Ancelotti ka rënë dakord më parë me Camavingan se nuk është pozicioni i tij i natyrshëm, por ishte i prirur t’i kujtonte të riut se ai do të preferonte të luante në krahun e majtë  në vend se të mos luante fare.

Më në fund, Camavinga gjithashtu siguroi fansat se ai kishte tejkaluar lëndimin që kishte dhe vuri në dukje dy aspekte të lojës që ai synonte të përmirësohej këtë sezon.

“Më duhet ende të përmirësoj përqendrimin. Dhe gjithashtu të jem më vendimtar”, përfundoi ai.

Megjithatë, Manchester City sezonin e kaluar e zbuloi këtë dobësi dhe Camavinga pati një natë mjaft të vështirë ndaj tyre.

Meqë as Ferland Mendy dhe Fran Garcia nuk gëzojnë besim të plotë nga Ancelotti deri më tash, duket se Camavinga do të vazhdojë të luajë si mbrojtës i majtë edhe për një kohë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori