LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi beson në kualifikim: Kemi një plan për t’i marrë tri pikët në Izrael

Bytyqi beson në kualifikim: Kemi një plan për t’i marrë tri pikët në Izrael

Anësori i Kosovës, Zymer Bytyqi, shpreson në suksesin e skuadrës në ndeshjet kualifikuese për të zënë një vend në ‘Euro 2024’.

Gjatë ditës së hënë, Dardanët e kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali duke i nisur kështu përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të marsit, ndaj Izraelit dhe Andorrës.


Futbollisti i Olympiacosit është zotuar se me dhënien e maksimumit, Kosova mund ta arrijë kualifikimin historik në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

“Fillimisht jam i lumtur që sërish jemi bashkë në kombëtare. Pres që të kemi sukses dhe të mund të arrijmë në Evropian. Kemi një grup të mirë dhe besoj që nëse e japim maksimumin tonë mund ta arrijmë kualifikimin”.

Me vullnet dhe dëshirë për objektivin historik, lojtarët e Kosovës nisin përgatitjet për kualifikueset e ‘Euro 2024’
Lexo po ashtu Me vullnet dhe dëshirë për objektivin historik, lojtarët e Kosovës nisin përgatitjet për kualifikueset e ‘Euro 2024’

“Ndeshja me Izraelin do të jetë shumë e vështirë, por edhe ne i kemi lojtarët e mirë dhe e kemi një plan që të shkojmë atje për t’i marrë tri pikë”.

“Jam në formë të mirë e po ashtu edhe lojtarët e tjerë që janë këtu janë në formë të mirë dhe po kalojnë mirë në klubet e veta. Shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Ujkani: Duhet të besojmë te kualifikimi, me mbështetjen e tifozëve do të jemi më të fortë
Lexo po ashtu Ujkani: Duhet të besojmë te kualifikimi, me mbështetjen e tifozëve do të jemi më të fortë

“Pres përkrahjen nga tifozët tanë ‘Dardanët’, pasi ata na shtyjnë të japim maksimumin tonë për t’i marrë pikët maksimale”, është shprehur Bytyqi.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori