LAJMI I FUNDIT:

Me vullnet dhe dëshirë për objektivin historik, lojtarët e Kosovës nisin përgatitjet për kualifikueset e ‘Euro 2024’

Me vullnet dhe dëshirë për objektivin historik, lojtarët e Kosovës nisin përgatitjet për kualifikueset e ‘Euro 2024’
(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova i ka nisur sot (e hënë) përgatitjet për dy ndeshjet e këtij fundmuaji kundër Izraelit dhe Andorrës, në kuadër të ciklit të ri kualifikues për ‘Euro 2024’.

Në stërvitjen e parë, e cila u zhvillua pasdite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ekipi nuk ishte i kompletuar, pasi një pjesë e futbollistëve kanë bërë rigjenerim në hotel për shkak se kanë zhvilluar ndeshje mbrëmjen e kaluar.


Lista e Kosovës pëson ndryshime para dy ndeshjeve kualifikuese 'Euro 2024' - Giresse jep detajet
Lexo po ashtu Lista e Kosovës pëson ndryshime para dy ndeshjeve kualifikuese 'Euro 2024' - Giresse jep detajet
(Foto: ffk-kosova.com)

Ndërkaq, gjatë seancës stërvitore është punuar me dy grupe, ku njëri grup ka bërë vetëm ushtrime fizike të kombinuara me vrapime të lehta dhe pasime me top, derisa pjesa tjetër kanë punuar edhe në aspektin tekniko-taktik.

(Foto: ffk-kosova.com)

Atmosfera në radhët e Dardanëve është shumë e mirë, teksa lojtarët janë përplot vullnet e dëshirë që këtë fushatë kualifikuese ta nisin mbarë në mënyrë që të realizohet objektivi historik për kualifikim në Evropian.

(Foto: ffk-kosova.com)

Futbollistët e Kosovës të martën, po ashtu në Kampin Nacional në Hajvali, e zhvillojnë seancën e radhës stërvitore, në orën 10:30.

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori