LAJMI I FUNDIT:

Blerim Destani takohet me Rita Orën, ja çfarë i thotë (Foto)

Blerim Destani takohet me Rita Orën, ja çfarë i thotë (Foto)

Aktori i njohur Blerim Destani ka udhëtuar së fundmi drejt Dubait për të kaluar disa ditë pushimi atje.

Teksa është gjendur në një vend të tillë, ai nuk ka hezituar që të shkojë edhe në një nga koncertet e organizuara ku do të performonte këngëtarja shqiptare Rita Ora.


Blerim Destani i pranishëm në koncertin e këngëtares Rita Ora në Dubai. Foto nga Instagram Story.
Blerim Destani i pranishëm në koncertin e këngëtares Rita Ora në Dubai. Foto nga Instagram Story.

Ai ka publikuar në Instagram Story disa fotografi ku shfaqet në koncert, gjersa në njërën prej tyre i ka uruar edhe ditëlindjen këngëtares shqiptare, e cila mbushë sot (e premte) 27 vjet.

Blerim Destani i uron ditëlindjen Rita Orës. Foto nga Instagram Story.
Blerim Destani i uron ditëlindjen Rita Orës. Foto nga Instagram Story.

Blerimi duket të kaluar momente të veçanta pranë Ritës, teksa momenti më emocional ka qenë takimi i tyre. /Telegrafi/